Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori njerëzore të grave që çdo ditë luftojnë për jetën

2025/03/08 at 7:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Histori njerëzore të grave që çdo ditë luftojnë për jetën

Në Shkodër, shoqata e gruas “Hapa të lehtë” organozoi në ditën e 8 Marsit, takimin “T’pa thanat- histori njerëzore”, kushtuar grave dhe vajzave që me kurajo përballen me sfidat e vështira të jetës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, sjell historinë e 23-vjeçares nga Vau i Dejës, Xhesika Frroku, e cila u paralizua rreth 7 vite më parë dhe që në karrike me rrota lufton me optimizëm për jetën.


Mes grave dhe vajzave, të pranishme në takimin “T’pa thanat- histori njerëzore” organizuar nga shoqata e grave “Hapa të lehtë”, ishte edhe 23-veçarja Xhesika Frroku nga Vau i Dejës.

Xhesika thotë se historia e jetës së saj është e dhimbshme, plot vuajtje, por edhe me optimizëm për të përballuar sëmundjen dhe vështirësitë e jetës së përditshme.

“ Kam 7 vite që jam e paralizuar nga një problem në shtyllën kurrizore. Por kjo nuk më ka ndaluar të vazhdoj jetën, të eci përpara megjithë kufizimin që kam, pasi jam në një karrige me rrota”, tregon ajo.

Të qenurit në karrige me rrota, thotë Xhesika, është një sfidë e vështirë jo vetëm me veten, por edhe me shoqërinë, e cila dalëngadalë po ndërgjegjësohet për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara.

“ Ndjehem mirë në zonën ku banoj, sepse njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen. Mund të jem ndjerë ndonjëherë e prekur nga ndonjë paragjykim që mund të kenë pasur, nga ndonjë hutesë e njerëzve që më shikojnë në një karrige me rrota, por jam mirë me veten. Pavarësisht se disa njerëzve u mungojnë këmbët, nuk ju mungon zemra”

Pas përfundimit të shkollës së mesme, Xhesika përmbushi ëndrrën e saj duke përfunduar studimet universitare në degën e punës sociale dhe tani po përgatitet të hyjë në tregun e punës, në përshtatje me aftësitë e saja.

Por Xhesika thotë se vitet e shkollimit në universitet ishin nga më të vështirat për shkak të mungesës së infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuar.

“Universitetin e kam përfunduar për punë sociale. Një dëshirë e imja, pavarësisht pengesave dhe paragjykimeve që kam pasur nga institucioni. Nuk kam pasur ndonjë mbështetje. Mungonin shumë gjëra në auditore. Shpesh nuk kam mundur të marr pjesë në leksione pasi nuk ishin ambientet e duhura për levizshmërinë time në një karrocë me rrota”, tregon ajo.

Dita e Xhesikes nis me fizioterapi për përmirësimin e fizikut të saj dhe vazhdon tek organizata humanitare “ Karitas Sapa”, ku ajo ka gjetur mbështetje dhe ku është përfshirë në aktivitete në mbështetje të grave dhe vajzave si dhe të personave me aftësi ndryshe./voa



Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

21 Qershor, 2025 8:47 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:15 am
Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Para
Durrësi e nis më herët sezonin turistik, grupet e para të pushuesve priten të mbërrijnë në Prill

Durrësi e nis më herët sezonin turistik, grupet e para të pushuesve priten të mbërrijnë në Prill

Përfundon pas 6 orësh mbledhja e Ramës me qeverinë dhe strukturat e PS

Përfundon pas 6 orësh mbledhja e Ramës me qeverinë dhe strukturat e PS

Aksident me vdekje në Berat! Automjeti përplas nënën së bashku me fëmijën e saj, vdes 30-vjeçarja

Aksidentoi për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz, arrestohet drejtuesi i automjetit
















TE FUNDIT

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

Vuçiç niset drejt Moskës
21 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
21 Qershor, 2025

Dashi – Mund të ketë shumë pengesa në rrugën tuaj sot, por përpiquni të mos ndaleni tek ato. Çelësi është...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
21 Qershor, 2025

Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të...

Lexo më shumë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com