Aktualitet

“Hipoteka më kërkoi 72 certifikata”, Vullneti shtang sallën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:01 - 03/04/22 |
Opi Nion

Pasi i dha të vëllait, Gëzimit një prokurë që t’i ndiqte ai procedurat e tokës që kishin përfituar, Vullneti zbulon diçka të habitshme në certifikatën e pronësisë.

Vec emrave të familjarëve, ai sheh emrat e bashkëshortes dhe fëmijëve të Gëzimit, ndaj kjo është arsyeja pse ai e ka thirrur të vëllanë në “Shihemi në Gjyq”.

Vetë Vullneti është përpjekur të kryejë procedura për heqjen e emrave nga certifikatave, por është përballur me një detaj të çuditshëm që ai e ndan në “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Vullnet: Shkova në hipotekë dhe doja të eliminoja këta personat që më ka futur ky brenda. Jo vetëm që s’mi eliminoi hipoteka, por dëgjo tani edhe një detaj të fortë. Më kërkoi të nxirrja 72 certifikata që 72 certifikata nuk i ka Veteriku i gjithë. M’i kërkoi t’i nxjerr për 6 dylymë tokë, në rast se unë i shes këto 6 dylymë nuk e kapin vlerën e 72 certifikatave. 72 certifikata herë 50 mijë Lekë secila dhe këto do dalin njëherë në emrin e tyre, do iu dalin njëherë këtyre që të kenë ç’të dhurojnë apo ku di unë sipas marifetçinjve, t’i paguaj dhe njëherë dhe pastaj po t’iu mbushet mendja këtyre.

Gëzim: Ç’të bëj unë ore, ç’të bëj, pak brodha unë 5 vjet me tokat e tua?

Vullnet: Mora lekët e TAP-it, më luteshin aman derman sill lekët e s’i mora dot nga ajo që kishte ngatërresa. Duke iu rënë në qafë këtyre, hajde njëri firmos te noterja, hajde tjetri. Unë zonja Eni dua letrat se s’bën, unë këtë punë ta kam lënë ty në dorë, që ka respekt i gjithë populli. Unë dua të më zgjidhësh hallin.

Eni Çobani: Gëzimi ta ka futur emrin apo s’ta ka futur se këtë dua të sqarojmë tani?

Vullnet: Unë kam dyshimet e mia, por unë nga ligji nuk marr vesh që ta di se kush e shkroi atë emër atje.

Eni Çobani: Gëzim, nuk e mban dot emrin këtu ti, harroje. Emrin do të ta heqim, pra Feruzen, Ardianin dhe Lulzimen, nuk kanë pse futen te pjesa e babait, ç’është kjo që s’më heq tokën ti mua, thua?

Gëzim: Po pse di gjë unë moj, nuk di gjë unë.

Vullnet: Po ç’kërkojnë ata në tokën time, ata i morën tokat e shtëpitë e tyre, kanë tapinë e tyre, pjesën e tyre. Zonja Eni, më shpjego ti që merr vesh nga ligjet, kanë të drejtë ata?

Eni Çobani: Jo, ore patjetër./ Tv Klan

Pas