Gazeta “Il giornale” në Itali i ka dedikuar një artikull karrierës së lavdishme në gritje të vajzës së Presidentit Rus Vladimir Putin, Katerina Tikhonova dhe burrit të saj miliarder Kirill Shamalov.
Sipas analizës, të dy kanë një karrierë për tu patur zili por Putin, dhëndri dhe miqtë e tij kanë krijuar një qark të mbyllur pushteti dhe parash që po i trashëgohet gjeneratës së dytë.
Shamlov, në moshën 20vjeçare, kur ishte ende student, u bë shefi i marrëdhënieve me jashtë të kompanisë Gazprom, ndërsa vijonte të ndiqte shkollën për drejtësi.
Në moshën 26vjeçare u bë zv/presidenti i shoqërisë Sibur. Presidenti ishte vëllai i tij më i madh, kurse shoqeria kontrollohej nga Gazfond, kompania e miliarderit Nikolay Shamalov, babai i dy të rinjve.
Katerina Tikhonova, vazja sekrete e Putinit, u martua me Kirill në shkurt të 2013 në një ceremoni tepër sekret, kur ai ishte ende një aksioner i vogël dhe nuk kishte bërë pasuri.
Shamalov, Yakunin, Kovalchuk, Timchenko dhe Totenberg, janë të gjithë miq dhe ortakë të Putin që janë në listën e zezë të sanksioneve nga Europa dhe SHBA.
Putin nuk ka dhënë ende një përgjigje nëse ajo është vajza e tij apo jo, dhe Katerina Tikhonova mbetet për momentin ende misteri më i madh në Kremlin.