Publikohen të tjera detaje në mediat greke lidhur me shqiptarin i cili vrau gruan greke në mënyrë makabre dhe më pas është larguar me djalin e vogël 4vjeçar.
Në orët e fundit, “Patrasnews” ka shkruar se Lesi ishte parë në Patra teksa lëvizte me një makinë gri TOYOTA.
Media greke citon hetuesin privat Konstantinos Spirou.
Bazuar në këto të dhëna mësohet se 35vjeçari shqiptar kishte shkuar në zonën e Zavlanit dhe ishte takuar me persona të panjohur.
Qëllimi i tij është të gjejë personat e duhur që ta ndihmojnë të shkojë bashkë me fëmijën e tij në Itali me traget nga Patra.
Teksa policia e gjitha është ngritur në këmbë në këkrim të tij.