Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme ka folur me gazetarët, ku i është përgjigjur një sërë pyetjesh prej tyre.
Sa i takon hetimeve për kryebashkiakun Erion Veliaj, kreu i SPAK Altin Dumani tha se ato janë në fazë paraprake dhe se kontrollet u bënë për të gjetur prova
“Po hetohen veprat penale. Çështja është në fazën e hetimit paraprak kontrollet që janë bërë janë mjet për gjetjen e provës” tha Dumani në një takim për gazetarët.