Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimet/ Ja si u gjet me katër plumba në gjoks pronari i hotelit në Kashar

2016/11/19 at 10:10 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet/ Ja si u gjet me katër plumba në gjoks pronari i hotelit në Kashar

Pronari i një hoteli në autostradën Tiranë­ Durrës, u gjet i ekzekutuar mëngjesin e së premtes nga disa kalimtarë në Kodër­Kashar, pranë rezervave të ujësjellësit të fshatit.


Viktima është Eduart Lleshi, 43 vjeç, i cili kishte ndërruar jetë nga 4 plumba në gjoks. Pranë tij Policia gjeti edhe një automatik Kallashnikov, që dyshohet se është arma e krimit. Burimet thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të paktën 27 orë para se të gjendej trupi i pajetë nga disa kalimtarë të rastit, që lajmëruan Policinë. Sipas mjekëve ligjorë dhe ekspertëve kriminalistë, 43­vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë rreth orës 06:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa trupi u gjet dje rreth orës 09:30 nga disa kalimtarë të rastit. Fillimisht u dyshua se Lleshi mund të ishte vrarë, nisur edhe nga fakti që ishte qëlluar nga 4 plumba. Por nga veprimet e kryera në vendngjarje dhe hetimet e mëtejshme, burimet thanë se ngjarja dyshohet të jetë vetëvrasje. Edhe familjarët e tij nuk kanë ngritur pretendime në Polici në lidhje me ngjarjen, nisur nga fakti se ai prej kohësh po kurohej për shkak të problemeve të shëndetit mendor, por edhe për shkak se nuk kishte pasur probleme me njeri. Viktima bashkë me dy vëllezërit kishin në pronësi prej vitesh një hotel të njohur në autostradën Tiranë–Durrës. Ndërsa së fundmi, familjarët e tij thonë se ai kishte filluar të frekuentonte rregullisht xhaminë. Edhe mëngjesin e së enjtes, kur ka ndodhur ngjarja, ai kishte shkuar që të falej në xhami dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

HETIMI

Ndryshe nga dyshimet paraprake të oficerëve të Komisariatit nr.6 të Tiranës, se 43­vjeçari që u gjet i pajetë në Kashar mund të ishte vrarë, hetimet zbuluan se Eduart Lleshi ka vrarë veten. Ekspertët kriminalistë që kryen këqyrjen e kufomës në vendngjarje, konstatuan 4 predha tejshpuese në gjoks dhe 4 gëzhoja në vendngjarje. Plumbat kishin hyrë në të njëjtin vend dhe më pas kishin dalë, ndërsa goditja ishte bërë nga afër. Burimet thanë se nga këqyrja e plagës është konstatuar edhe shenjë djegieje, që shkaktohet në rastin kur tyta e armës është e puthitur me trupin kur shkrepet. Arma, sipas ekspertëve, ka qenë automatike dhe e graduar për të qëlluar me breshëri. Për këtë arsye, kur është tërhequr këmbëza, kanë dalë 4 plumba. Ndërsa në duart e viktimës janë konstatuar edhe faktorë plotësues që mbeten nga shkrepja e armës së zjarrit. Të gjitha këto elemente, por edhe autopsia paraprake e mjekëve ligjorë, shpjegojnë se 43 ­vjeçari është vetëvrarë.



Ju sugjerojmë

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

28 Korrik, 2026 3:18 pm
Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
Aktualitet

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

28 Korrik, 2026 2:17 pm
Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
Para
Shuma marramendës! Ja sa do të paguhen aktorët e “Game of Thrones” për sezonin e fundit

Shuma marramendës! Ja sa do të paguhen aktorët e “Game of Thrones” për sezonin e fundit

Batutat/ Totozani i kërkon të blejë dy makina të reja, Xhafa: “Po ju s’keni komisionerë, ç’i doni makinat”

Batutat/ Totozani i kërkon të blejë dy makina të reja, Xhafa: "Po ju s'keni komisionerë, ç'i doni makinat"

Fundjava e supersfidava dhe derbive; Katën takimet që nuk duhet të humbisni

Fundjava e supersfidava dhe derbive; Katën takimet që nuk duhet të humbisni
















TE FUNDIT

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
28 Korrik, 2026

Kontrolle dhe skuestrime janë kryer në Bashkinë e Tiranës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si...

Lexo më shumë

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
28 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}