Adriatik Alimadhi, deputet i opozitës së re dhe kreu i Ballit Kombëtar është përballur me një situatë të vështire, teksa është detyruar të dalë nga lokali ku sapo kishte hyrë.
Siç duket edhe në këtë video Alimadhi përballet me reagimin e disa personave që ishin të ulur në lokal, të cilët i kane kërkuar të dalë jashtë.
https://www.facebook.com/opinioni.al/videos/381213822568512/
“Herën tjetër do ta mbushim me pula jo me mish te pjekur”- i thotë një nga personat që ka qenë i ulur në tryezë.
“Një gjë të kërkoj, vetëm në emër të popullit mos flisni”- i thotë ai, ndërkohë që personi tjetër ngjitur shton tonet: “Jeni plehra, plehra”./ Opinion.al