Helmohen rreth 30 persona në Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës.
Bëhet me dije se personat janë paraqitur pranë qendrës shëndetësore të Shupenzës me shqetësime. Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm, pas dëmtimit të tubacionit dhe përzierjes me ujërat e zeza, megjithatë ende nuk ka një përgjigje zyrtare, shkruan Balkan Web.
30 personat e helmuar kanë marrë shërbimin mjekësor në Qendrën Shëndetësore të Shupenzës, ndërkohë që po vazhdojnë të shkojnë edhe persona të tjerë nga zona Gjorica, Hoshaten, Shupenza./Opinion.al