Policia ka shoqëruar në Komisariat menaxherin e restorantit në Ish-Bllok, ku u helmuan 18 klientë. Po kështu, aktiviteti i këtij restoranti është mbyllur nga AKU.
Sipas burimeve, 18 klientë u shtruan në QSUT pasi kishin konsumuar ushqime në këtë restorant. Sipas analizave rezultoi se ata ishin helmuar nga salmonela.
Po kështu, burimet thonë se helmimet kanë filluar që ditën e hënë deri sa ditën e sotme vepruan autoritetet.