TIRANE- Biznesmenit të naftës dhe ndërtimit Nuredin Sula i vendosën sot tritol në makinë, por fatmirëshst shpëtoi pasi tritoli nuk plasi. Pakoja ra nga makina kur biznesmeni po dilte nga parkungu i qendrës tregtare “Kristal”. Më pas u krye edhe shpërthimi i kontrolluar i lëndës plasëse. Sakaq kanë nisur hetimet mbi autorët e mundshëm. Sipas burimeve, një nga pistat është ajo e hasmërive të vjetra. Katër vite më parë Sulës i kanë vrarë vëllanë.
Gjykata i dënoi me 72 vjet burg autorët e vrasjes së vëllait të biznesmenit Nuredin Sula. Kujtojmë se vendimi i gjykatës është dhënë në dhjetor 2014, ndërsa në qershor të atij viti, Nuredin Sula ishte shprehur i pakënaqur dhe thoshte se nuk kishte besim tek drejtësia. Nuredin Sula për autorët e vrasjes së të vëllait Neimit në 2012.
Neim Sula, u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e vilës së tij më 10 nëntor të vitit 2012. Gjykata e Fierit ka shpallur fajtor Gëzim Sulon dhe dy djemtë e tij, Ervis e Endri Sulon, dhe i ka dënuar dy të parët me nga 25 vjet heqje lire dhe të fundit me 22 vjet. Gëzim Sulo asokohe do të shprehej se e kishte kryer ai vrasjen dhe se djemtë nuk ishin të përzier në këtë krim. Nga hetimet ka rezultuar se dy fqinjët ishin grindur, për shkak se biznesmeni Naim Suli pretendonte se shqetësohej nga zhurma që shkaktohej gjatë punës në servisin e familjes Sulo. Ndërsa këta të fundit, pretendonin se fqinji i tyre kërkonte që ata të largoheshin, me qëllim që të përfitonte tokën.