Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hashashi, Nënë Ferideja dhe reagimi i Tahirit

2016/09/19 at 12:28 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Hashashi, Nënë Ferideja dhe reagimi i Tahirit

Nga Avenir Peka


Saimir Tahiri lëshoi një deklaratë të sertë, si Ministër i Brendshëm, duke i kujtuar opozitës dhe opinionit publik se në Amerikë dhe Europë droga trafikohet me tunele, nëndetëse, avionë. Po ashtu, kishte gërmuar në disa komunikata të policisë që datonin në vitin 2010, kohë kur Ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha. Para se të merrem me deklaratën e Tahirit, është e nevojshme një retrospektive e shkurtër.

Në fund të vitit 2008, një zonjë rreth 74 vjeç, Feride Bako, u bë e njohur në media. Ajo ishte dënuar nga gjykata për kultivimin e kanabisit. Në dhjetor të atij viti, ndërsa ajo ndodhej në shtëpi me leje nga burgu, i shkon për vizite Edi Rama me enturazhin e tij. Arsye e vizitës, dhe mesazhi i Ramës ishte: Të mos dënohet Nënë Ferideja pasi varfëria e ka detyruar të kultivojë kanabis.

Disa muaj me vone, ajo u shpreh ne media se Edi Rama i kishte thënë te mos kthehej me ne burg. Madje u shpreh e shqetësuar se mos Rames i kishte mbetur hatri qe nuk i kishte dëgjuar fjalën. Duket qarte se raporti midis ‘luftës ndaj varfërisë’ dhe ‘kultivimit te kanabisit’ është filozofi qeverisëse e Edi Rames. Bash këtë filozofi politiko-ekonomike te zhvillimit te vendit e goditi Ilir Meta kur u shpreh se e ardhmja e fshatit është bujqësia dhe jo kultivimi i kanabisit.

Duke ju rikthyer deklaratës se Tahirit, duket qarte se ai po përpiqet te krijoje një situate krahasuese midis periudhës se PD dhe periudhës tre vjeçare te qeverisjes socialiste. Nëse do te ishte me i qete, nuk besoj se do te bënte një gabim te tille trashanik. Duke qene se jemi tek krahasimi, është mire qe Tahiri te nxjerre statistikat dhe hartën e mbjelljes ne çdo vit te qeverisjes se Partisë Demokratike, ta shoqëroje ate edhe me statistikat dhe hartën e periudhës 2003-2005 te qeverise se tij socialiste, dhe ti krahasoje te dyja me fenomenin e sotëm.

Po ashtu, meqë jemi tek 2010-ta, besoj se i kujtohet mire, qe ne dhjetor te atij viti Shqipëria fitoi te drejtën e lëvizjes pa viza ne vendet e zonës Shengen. Qe te arrihej deri ne liberalizimin e vizave, ka patur një ‘Plan Veprimi’, te sanksionuar dhe te mbikëqyrur nga Komisioni Europian. Ai Plan Veprimi, kishte dhe një kapitull te tere me një sere detyrimesh qe duhej te plotësoheshin nga qeveria shqiptare ne luftën kundër krimit te organizuar dhe trafikut te drogës.

Vetëm pas plotësimit pike për pike te këtyre detyrimeve, Shqipëria mori ‘OK’. Duke qene se e ka aty, Ben mire ta nxjerre, ta lexoje një here, dhe t’ia tregoje edhe publikut. Aty e ka përgjigjen edhe për hashashin, edhe për drogat e forta, edhe për skafet, edhe për moratoriumin. Ne paste ndonjë gjë qe nuk kupton, te konsultohet me Ilir Metën e koalicionit, dhe ja shpjegon si ish-Ministër i Jashtëm i kohës, i marre personalisht me procesin e liberalizimit te vizave për shkak te funksionit. Po ashtu, te dale e ti shpjegoje opinionit publik se fare ishte ‘Moratoriumi i Skafeve’. Pse e kundërshtuan aq fort sa ishin ne opozite. Pse e hoqën menjëherë sa erdhën ne pushtet. Cili është benefiti ekonomik i heqjes, ne shifra. Sa droge u trafikua me ane te detit gjate qeverisjes se PD dhe sa është droga e kapur nga autoritet fqinje ne tre vitet e fundit. T’i shpjegoje shqiptareve se çfarë është QNOD (Qendra Nder-institucionale Operacionale Detare), pse e krijoi qeveria e Sali Berishës, si ka funksionuar ate bote, dhe a funksionon sot. Po radarët e ushtrisë a funksionojnë? Nëse jo, pse?

Kur t’i përmendë opozitës se ne bote trafiku i drogës behet me avionë, duhet te shtoje se ata kapen dhe nuk rrezohen. Deri tani, dy avionë transportues droge janë rrezuar. Nuk i ka kapur policia. Meqë po flasim për statistika. Ministri i Brendshëm duhet te jete ne gjendje ti tregoje opinionit se sa fluturime te tilla ka patur, sa janë parandaluar, sa informacione fluturimi ka patur nga partneret.

Përndryshe, po te analizojmë probabilitetin e numrit te fluturimeve ne raport me dy aksidente, numri del shume i larte. E, nuk eshte cudi, qe heren e trete ai te ulet ne Bulevardin ‘Dëshmoret e Kombit’.

Duke qene se Kryeministri Rama i kërkoi opozitës te pyeste ambasadorin amerikan për avionët e drogës, mire është te mos bëhen referime te tilla. Nëse, vërtete kërkon qeveria, përgjigja nuk ka për t’u pëlqyer. Ne alternative, mund t’u vije ne ndihme nje kërkim i shpejte ne Wikipedia mbi gjeneralin panamez Manuel Noriega. Aty e keni përgjigjen.

Ministria e Brendshme proklamoi me mburrje se janë shkatërruar 2 milion rrënjë kanabis. Për te treguar lojën e policisë me shifrat duhet një artikull me vete, por një gjë është e sigurte, nëse do ishin shkatërruar 2 milion rrënjë (disa miliardë dollarë ne vlere) nuk do te kishte kryeministër ne bote qe do te dilte xhiro me pantallona te shkurtëra neper rrugët e kryeqytetit. I vërtete apo jo pretendimi, ministri duhet te shpjegoje se nga erdhën 2 milionë fara e fidanë.

Nuk besoj se ministri vërtet mendon se fermerët shqiptare kane nisur pelegrinazh-agrikulturor ne Vietnam. Sasi te tilla thjeshte nuk mund te importohen pa patur shtetin prapa. Deri tani, sipas raporteve mediatike ka 5 viktima qe lidhen drejt për drejt me kultivimin e hashashit. Kam frike se është vetëm fillimi. Si ne çdo biznes, jo gjithmonë gjerat shkojnë mire. Aq me tepër ne trafikun e drogës. Shume shpejt dhuna do zbresë nga fushat e hashashit ne rrugët e qyteteve tona.

Situata e kultivimit dhe trafikut te hashashit është ne nivele te tilla, qe kërkon një konsensus politik dhe social qe shkon përtej qeverise dhe opozitës. Si pikënisje, qeveria socialiste duhet te shprehet qarte nëse është për një model te tille te zhvillimit ekonomik bazuar tek kultivimi dhe trafiku i drogës. Paratë e paligjshme mund te blejnë dhe promovojnë politikane, media, mund te blejnë edhe zgjedhje, por fundi dihet. E kur te vije fundi, askush nuk do doje te jete aty. /Syri.net



Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Era Istrefi: Ndihem krenare që në Botë dëgjohet muzikë shqip

Shikoni me sa dashuri e sheh Era të dashurin

Gazetari-mjekes Anika Dokle: Nuk ke gojë të flasësh, merr 200 mijë lekë për operacion

Gazetari-mjekes Anika Dokle: Nuk ke gojë të flasësh, merr 200 mijë lekë për operacion

Skandali/ Babai seks në sy të djalit të mitur, njerka: Ja si është e vërteta

Shkojnë të dehur, dhunojnë mjekët në spital
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}