Ish-kryeministri Sali Berisha është zotuar se nëse mazhoranca plotëson tre kërkesat e tyre për krijimin e Komisioneve Parlamentare, do të angazhohen me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare.
Por theksoi se bojkoti i Parlamentit nuk është në projektin e tyre.
“Ne jemi seriozë në ato që themi.
Kjo është betejë…
Pse ne nuk kaluam në një protestë të përgjithshme?
Ju garantoj se nëse plotësohen tre kërkesat, grupi parlamentar i PD angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare.
Pra, të harrojë kush se ne kemi projekt për bojkotin e parlamentit, jo për djegien e mandatit, po as bojkotin e parlamentit.
Se fare mirë mund të themi, kur t’i plotësoni kërkesat, do kthehemi.
Jo, do jemi në parlament, do vazhdojmë të jemi në parlament.
I plotësuat kërkesat, jeta në parlament zhvillohet sipas rregullave”, tha Berisha./Opinion.al