Rajoni

Haradinaj reagon për telefonatën e Zaev:Sovraniteti do mbrohet me çdo çmim


               Publikuar në : 15:39 - 10/07/19 |
Al Do

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka reaguar në lidhje me bisedën telefonike të homologut të tij maqedonas, ku flitej për idenë e shkëmbimit të territoreve të Kosovës dhe Serbisë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se askush nuk do ta ndajë Kosovën dhe se sovraniteti e integriteti i saj do të mbrohen me çdo çmim.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë”, thuhet ne mesazhin e Haradinajt.

më herët në lidhje me këtë ngjarje kishte reaguar dhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi sipas të cilit deklaratat e Zaevit zbardhin më së miri të vërtetën që fshihej sipas tij në planin e fshehtë mes Hashim Thacit dhe Aleksandar Vucicit.

“Ky rast tregon një të vërtetë të pastër që ndoshta, s`do ta thoshin në publik” tha Selimi

Ditën e djeshme në internet u publikua një material audio ku dëgjohej një bisedë telefonike mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe dy komedianëve rusë të cilët hiqeshin si ish presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg. Në bisedën mes tyre flitej edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi ku Zaev shprehej i shqetësuar për idenë e shkëmbimit të territoreve që po qarkullonte së fundmi. Madje ai deklaronte se kishte folur edhe me kancelaren Merkel në lidhje me këtë çështje, ku kjo e fundit kishte shprehur kundërshtinë e saj për këtë ide. /Opinion.al

Pas