Kryesore

Haradinaj mendon presidencën: Në rrethanat që kemi ardhur është e drejtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:59 - 10/10/20 |
Opi Nion

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  Ramush Haradinaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një kandidimi të tij për president të vendit. Gjatë një interviste ai u shpreh se në rrethënat ku ndodhet sot Kosova, kandidimi i tij do të ishte i drejtë.

“E mendoj të kandidohem për president. Ne rrethanat që kemi ardh është e drejtë kandidatura ime për president”, tha Haradinaj.

Megjithatë, nëse do të mbërrinte në një pozicion të tillë, lideri i AAK u shpreh se pas kësaj do të shënohej fundi i karrierës së tij politike.

“Me marrë punë direkte politike pas presidentit nuk parashihet. Kryesisht me atë punë mbyllet karriera politike”, ka thënë Haradinaj në Kanal 10.

Kujtojmë se Haradinaj tha dorëheqjen si Kryeministër i Kosovës, kur u thirr në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës./Opinion.al

Pas