Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar që Shqipëria të heqë taksën e “Rrugës së Kombit”. Në një intervistë të dhënë ditën e enjte në “Debat” të RTK, Haradinaj komentoi mbi deklaratat e bashkimit kombëtar. Ai tha se pret që kjo gjë të ndodhi përmes veprave e jo vetëm përmes fjalëve të mëdha.
Kërkesën për heqjen e taksës së rrugës dhe skanerit Haradinaj e bëri duke ju drejtuar Presidentit të Kosovës që kërkesën e tij t’ja drejtojë Kryeministrit Rama.
“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin. Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha. I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: që të mos shkojnë fjalët para punëve” tha Haradinaj. /Opinion.al