Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili tha sot se Albin Kurti është në rrugën e duhur për heqjen e taksës ndaj Serbisë, ndërsa Haradinaj po hedh baltë ndaj tij.
Ndërkohë, Haradinaj është shprehur se e kupton inatin e Ramës ndaj tij, pasi i ka prishur planin serbomadh. Sipas tij, Edi Rama pas kthimit nga Moska, po vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të ministrit rus, Lavrovi.
Ish-kryeministri i Kosovës thekson se; “Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.”
Mesazhi i Haradinajt:
I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.
Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.
Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori./ Opinion.al