Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hante dhe qante

2016/11/24 at 10:00 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dibra e Arbrit

Nga Edison YPI


Mund të qaje, lotoje, shikoje, lëvizje, duke përdorur sytë, veshët, duart, këmbët. Por ngaqë s’kishe të haje, nuk mund të përdorje dhëmbët. Duke mos pasur lëndë të parë, dhëmbët u shndrruan dalngadalë në një alet batall, në një gjymtyrë atavike që përdorej pak. Thirrja instinktive për t’i mbajtur gjallë i bëri shqiptarët t’i përdorin dhëmbët në vend të çekiçit. Nisën të thyejnë me dhëmbë sende të forta, arra, bajame, kafshonin llastiqe, shkulnin tapa, bluanin qelqe. T’i thyeje tjetrit dhëmbë e dhëmballë për shkaqe minimale, u bë sport i preferuar i rrugaçërisë proletare. Kush nuk kishe fuqi ose mundësi t’ja thyente vetë tjetrit dhëmbët, bënte diçka më të kollajtë, e spiunonte që dhëmbët t’ja thyente në birucë polici. Aq qef e kishin thyerjen e dhëmbëve dhe spiunimim, sa e futën në fjalorin e propagandës. Thoshin se me armikun e rrezikshëm të jashtëm dhe të brendshëm ndeshemi dhëmbpërdhëmb, i thyejmë dhëmbët.

Dhëmbët ishin problem më i madh atje ku për të ngrënë kishte më pak, në burg. Në burgun politik flitej gjërësisht për dhëmbët. Për dhëmbin e qenit, dhëmbin e qumështit, dhëmbin e shkulur që duhej hedhur mbi çati. Më tepër se për të gjithë dhëmbët, flitej për dhëmbin e dhëmbëve, superdhëmbin, kryedhëmbin, dhëmbin e florinjtë të kurvit. Cili dentist ja ka mbushur ? Ku ? Në Belgjikë apo në Francë ? Sa kushtoi ? Kush pagoi ? A e kishte dashnor dentistin ? E vrau pas shpine, apo e burgosi ? Nuk e vrau. E burgosi. Atë dentist e kemi këtu, në gjirin tonë, e kemi mes nesh, pa dhëmbë natyrisht. Pak dhëmbë shumë kafshime në burg. Kryesisht kafshime veshësh, por edhe coptim hunde, çarje fyti, kafshim qafe dhe ijesh. Mos u merr me të. Ta jep llapën e veshit në dorë. Puthja është kafshim. Kafshimi është puthje. S’ka më të ëmbël, më të magjishëm, më turbullues, se kafshimi i buzëve të një goje pa dhëmbë. Njeriu po nuk kafshoi dhe po nuk puthi, vdes. Kafshimet e qenit, ujkut, ariut, gjarpërit, janë puthje shtazarake. Pjetri i Madh pa një natë në ëndërr sikur u bë dentist. Një tu ngritur në mëngjez, mblodhi urgjent oborrtarët. Mori një darë kovaçi ua shkuli ofiqarëve dhëmbë e dhëmballë. Koleksionin e dhëmbëve dhe dhëmballëve që shkuli Pjetri mund t’i shohësh sot e kësaj dite në Bunkart-in e Petërburgut. Thuaj shyqyr që kurvit s’i ka vajtur në mendje tek një hukubet i tillë. E ka një arsye. Kurvi është specializuar në Francë jo për shkulje dhëmbësh por për thithje trush. Shqipëria e mori pavarësinë kur Turqisë i ranë dhëmbët. Klasa puntore ja merr pushtetin borgjezisë kur kapitalizmit i bien dhëmbët. Nuk ka rëndësi sa tru ke në kokë ? E rëndësishme është sa dhëmbë ke në gojë ? Thonë se popujt që dalin nga diktaturat ngaqë kanë dhëmbë të ngathët pë vite të tëra nuk hanë por pinë. Kumbullat mpijnë dhëmbët. Pse nuk përdoren kumbullat për anestezi ?

Në bisedat me dhëmbë flitej për një të burgosur të çuditshëm. Ishte i heshtur, nuk llafosej me kërrkend, rrinte veç, punonte veç, hante veç. Ca të rënë nga mosha, ca të shkulur nga kalbja, ca të dërrmuar nga grushtat në hetuesi, nuk i kishte mbetur asnjë dhëmb. Për çudi, ky pa asnjë dhëmb në gojë, hante më tepër se gjithë të tjerët. Ka pasur në këtë burg gjithfarsoj. Pa këmbë por që ecnin, pa duar por lëviznin, pa veshë por dëgjonin, pa sy por lotonin. Por s’ka pasur asnjë si ky që pa asnjë dhëmbë, kafshon, copton, dërrmon, ha.

Në përpjekje për ta zbardhur sadopak misterin e ngrënies pa dhëmbë, bëheshin hamendje nga më të ndryshmet. Supozohej se punën e dhëmbëve këtij njeriu ja bënin kockat e forta të nofullave. Të tjerë thoshin se ushqimin dhe kockat i bluante paraprakisht, u shtonte pak ujë, sajonte një palte viskoze, dhe e gëlltiste. Hante gjithçka. Kocka, dhjamra, deje. Kafshonte dhe rënkonte. Hante dhe qante. Ngrënia e çuditëshme mbeti mister për vite të tëra. Enigma u zbulua vetëm kur vdiq. Mes sendeve që mbante nën dyshek j’u gjetën dhëmbë metalikë, dhëmbë llamarine që i kishte gdhendur vetë me gërshërë dhe limë, dhëmbë që i hiqte kur fliste, i vinte kur kafshonte.



Ju sugjerojmë

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

2 Shtator, 2025 11:33 pm
“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
Bota

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

2 Shtator, 2025 11:17 pm
Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
Bota

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

2 Shtator, 2025 10:06 pm
Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Bota

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 Shtator, 2025 9:16 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
Bota

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

2 Shtator, 2025 7:31 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
Bota

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

2 Shtator, 2025 6:46 pm
Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
Bota

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

2 Shtator, 2025 6:16 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
Theatre Review – Don Kishoti shqiptar

Theatre Review – Don Kishoti shqiptar

Shokon Beyonce, kërkon nga Jay Z të mbështes Kanye West gjatë qëndrimit në spital

Shokon Beyonce, kërkon nga Jay Z të mbështes Kanye West gjatë qëndrimit në spital

Meta me Presidentin e Bundestagut gjerman: Do zbatojmë reformën në drejtësi

Meta me Presidentin e Bundestagut gjerman: Do zbatojmë reformën në drejtësi
















TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com