Hamasi ka publikuar video të dy pengjeve që po mbahen në Gaza. Në videon e publikuar, Omri Mirat tregon se si është mbajtur për gati 202 ditë, ndërsa Keith Siegel në pamjet e publikuara flet për festën e Pashkës, duke lënë të kuptohet se regjistrimet janë bërë së fundmi, shkruan BBC. Të dy këta persona janë pengje të sulmeve të ndodhura më 7 tetor.
Ndërkohë pas këtyre pamje kanë reaguar edhe familjarët të cilët janë shprehur se nuk do të heqin dorë deri në kthimin e tyre në shtëpi. Gjithashtu ata i kërkuan qeveri së izraelite që të sigurojnë një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve, shkruan BBC.