Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Halli” i Arta Markut, e ka me politikën dhe gazetarët

2019/03/27 at 12:58 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Halli” i Arta Markut, e ka me politikën dhe gazetarët

Ndërsa kërkon një mandat të plotë në krye të organit të akuzës, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku ditët e fundit është shfaqur më shumë se herët e tjera në media.

Në çdo takim që ajo ka bërë në rrethe, zyra për mediat e prokurorisë është kujdesur të shpërndajë mesazhet që zonja Marku ka dhënë.

E duke mos parë aspak nga vetja, për zonjën Marku problemi qëndron tek prokurorët e tjerë. Kështu këtë të mërkurë ajo ka ashpërsuar gjuhën gjatë analizës vjetor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

“Disa prokurorë na kanë bërë që të na vijë turp që jemi prokurorë. Kanë nxjerrë materiale, informacion dhe dokumentacion, pa dashur t’ia dinë për sekretin hetimor”, tha Marku, që siç duket shqetësohet më tepër për nxjerrjen e informacionit, ndërsa prej disa kohësh organi i akuzës nuk jep informacion për disa ngjarje.

Më e fundit është ajo e dosjes “Babale”, ku dhe gjatë emisionit “Opinion” Ervin Salianji publikoi 9 audio përgjime të reja, që sipas tij janë të bërë nga prokuroria dhe janë zyrtare.

Në këto përgjime tregohen se si zyrtarë më të lartë të policisë komunikojnë në telefon me Fredi Alizotin, madje shkojnë dhe e takojnë atë duke i dhënë para (sipas deklarimeve të Ervin Salianjit).

“Disa çështje kanë trazuar edhe politikën në vend dhe kjo ka bërë që të mos jetë një situatë normale”, theksoi ndër të tjera Marku.

Po ashtu ajo u kërkoi prokurorëve që të ndjekin me shpejtësi dhe objektivitet çështjet e “nxehta”. “Të hetohen sa më shpejt çështjet që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë tërhequr vëmendjen e politikës. Mbani larg mediat nga hetimi, gazetarët nuk janë dhe nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor”, shtoi ajo./ Opinion.al

Etiketa: arta marku

Ju sugjerojmë

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Ndryshime në tatime dhe në dogana, kush janë drejtuesit e rinj

Ndryshime në tatime dhe në dogana, kush janë drejtuesit e rinj

Eliza Dushku publikon fotot e para me barkun e rrumbullakosur

Eliza Dushku publikon fotot e para me barkun e rrumbullakosur

Valdrin Pjetri largohet nga hipotekat, ja ku emërohet

Valdrin Pjetri largohet nga hipotekat, ja ku emërohet

TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com