Nuk ka fund hakmmarrja e Erdogan ndaj “puçistëve”.
Këtë herë ka arritur ekstremin, duke arrestuar plot 62 fëmijë, që i akuzon për tradhti pas grushtit të shtetit në tentativë.
Sipas “The Telegraph”, ata janë burgosur dhe nuk po u lejohet të flasin as me prindërit e tyre,
Familjarët e tyre thonë se para grushtit të shtetit fëmijët ishin ftuar në shkollë për një party, por ishin dalur në paradë me armë, të veshur në uniformë ushtarake dhe kishin bërë roje në kampusin e tyre.
Të rinjtë, të moshave 14-17, ishin nga shkolla ushtarake Kuleli, më e vjetra e llojit të saj në Stamboll.