Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Hajde në ballafaqim Edvin”, Berisha: Me lopatë po bën gropën tënde politike

2023/04/19 at 7:59 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Hajde në ballafaqim Edvin”, Berisha: Me lopatë po bën gropën tënde politike

Pasditen e sotme kryetari i PD Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bashkinë e Devollit, Elvis Hajdërllin.


Berisha është shprehur gjatë fjalës së tij se me kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” shkon kudo ballëhapur para qytetarëve pasi sipas tij, ata kanë për rivalë “kandidatë të bodrumit të Ramës”.

Sali Berisha: Është një nder i veçantë, kënaqësi e jashtëzakonshme të paraqes sot para jush, një bir tuajin, një djalë që e do shumë Devollin, i cili në 32 vite është kandidati i parë që del, vjen në këtë shesh si kandidat i votës tuaj, i vullnetit tuaj, i dinjitetit tuaj dhe jo kandidat i kryetarit, kandidat i kryesisë. Qytetare dhe qytetarë. Kjo përbën një ndryshim shumë të madh, sepse ne me këtë proces, vendosëm ju në piedestalin që meritoni, vendosëm vullnetin tuaj, vendosëm dinjitetin tuaj dhe ju garantoj se ky proces do njohë vetëm zhvillime dhe forcime të mëtejshme. Sot kudo që shkojmë, shkojmë ballëhapur para qytetarë, të cilët kanë për rival kandidatë të bodrumit të Edi Ramës.  Po vija nga Maliqi, kishte 20 vite ai, në mënyrë absolute asnjë socialist i Maliqit nuk ishte pyetur për kandidaturën e tij dhe si shpërblim u kishte premtuar qytetarëve trenin elektrik tek pylli i fazanëve. Se kur humbet lidhjen me njeriun, humbet lidhjen me qytetarin, kur humbet respektin për ta, atëherë i lejon vetes të thuash çdo gjë, të bësh çdo gjë dhe të mos pyesësh për asgjë për ta. Të njëjtën gjë është kreu i bashkisë së Tiranës. U thotë qytetarëve të Tiranës se, tani sapo mbolla pemën e 1 miliontë, sapo vodha çmimin e pemës së njëmiliontë.  Se 1 milionë janë nja tre radhë shko e hajde në Tiranë nja 3 herë, apo janë një pyllë 9 mijë hektarësh. E thashë këtë se çfarë specie janë këta rilindasit e Edi Ramës. E vutë re, filluan lojën me dritat. Do ti them Edvin mos luaj me dritat më, sepse tani ka një dritë tjetër, dritën e fitores që po ndriçon çdo rrugë, çdo shesh, çdo zemër, çdo mendje të shqiptarëve. Shiko Devollin, po dridhesh atje ku je.

Kryedemokrati ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Rama për të cilin ka thënë se i jep tendera njerëzve të afërt të familjes së tij.

Sali Berisha: Vjedhin vetë, të pasohen vetë. Nuk kanë gjë tjetër, marrin 2-3 rroga, kunatit i jep rrogën më të madhe.  Po Edi Rama çfarë bën thoni ju? Edi Rama i jep baxhanakut jo 10-20-30, por 80 dhe 100 tendera. Dhjetëra qindra milionë euro. I jep thjeshtrës dhjetëra e dhjetëra tendera.  Ky përmendi shkatërrimin e klubit nga kunati. Po Olsi mos e zbardhi klubin Partizani. Jo mor jo, këta mendojnë vetëm për veten. Këta janë një rracë, një sekt që si shushunja po vjedhin pasuritë tuaja.

Për akuzat që hodhi ndaj tij, kryedemokrati Berisha i ka kërkuar kryeministrit Rama që të ketë një ballafaqim me të.

Sali Berisha: Hajde në ballafaqim Edvin të tregoj pak vjedhjet që po bën dhe çfarë po bën me Portin e Durrësit. Nuk vjen, por me lopatë, hap gropa. S’po bën gjë tjetër veçse gropën tënde politike dhe më 14 Maj do të marrësh faturën që meriton./



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Para
Përmbyllet procesi, Kosova pa viza në Shengen nga 2024

Përmbyllet procesi, Kosova pa viza në Shengen nga 2024

Vrasja e kandidatit për anëtar të Këshillit Bashkiak në Lezhë, policia jep detaje

Ngjarja në Lezhë, Berisha: Ditët e fundit biznesmeni kishte marrë kërcënime

Rama i pranishëm në iftar pas operacionit, bashkëshortja: Në 30 orë në spital me Edin…

Rama i pranishëm në iftar pas operacionit, bashkëshortja: Në 30 orë në spital me Edin…
















TE FUNDIT

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
14 Korrik, 2026

“Është një super e martë për zgjerimin”, tha Marta Kos duke vlerësuar punën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Kos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}