Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hajdari-Spiropalit: Luftoj për dinjitetin tënd, që të mos rrish pas shefit

2020/09/24 at 12:03 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hajdari-Spiropalit: Luftoj për dinjitetin tënd, që të mos rrish pas shefit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka replikuar me deputeten e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari.


Rudina Hajdari nuk i kurseu kritikat ndaj socialistëve në fjalën e saj në Parlament, duke e quajtur propozimin e tyre për hapjen e listave një mashtrim historik.

I ashpër ishte dhe reagimi i Spiropalit e cila i kërkuar Hajdarit të mbajë gojën dhe të frenojë gjuhën duke e sfiduar që të votohet, pasi sipas saj nuk ka ardhur në parlament e votuar.

Nga ana e saj, Hajdari i thotë të mos bjerë në nivelin e shefit të saj, dhe të lexojë mesazhe prej tij. Sipas Hajdarit, ajo po lufton dhe për dinjitetin e Spiropalit që të ketë lista të hapura dhe të mos rrijë pas shefit të saj.

Debati:

Rudina Hajdari: Në kryefjalën e këtij Parlamenti ekziston vetëm diçka, mashtrimi dhe pandershmëria. Dhe pyes veten si ka mundësi që gjithë këta njerëz përfaqësohen nga ju në Kuvend. Si ka mundësi që ky Parlament vetëm i mashtron këta njerëz? Kjo arriti kulmin kur PS bëri një propozim për hapjen e listave, që në fakt ishte totalisht mbyllje e listave. Por Edi Rama ishte ai vetë që i pa shqiptarët në sy dhe u tha, listat do të hapen 100% dhe ka mbaruar koha kur kryetarët zgjedhin deputetët në kuvend. Ky do të renditet si ndër mashtrimet më të mëdha që është bërë në këto 30 vite.

Elisa Spiropali: E nderuar Rudina mbaj gojën në Kuvendin e Shqipërisë. Vëri fre vetes. Iu drejtove deputetëve të nderuar, më të shumtët në këtë sallë gra. Nuk të kanë asnjë borxh që i fyen për korrupsion dhe broçkullit këtu pa sens. Nuk të kemi asnjë borxh. Nëse maxhoranca mban përgjegjësi për listën tonë, mbaj dhe ti përgjegjësi zonjë e dashur për të gjithë dhe për anëtarët e familjes tënde biologjike dhe për anëtarët e familjes tënde politike nga ke dalë. Nëse do të flasësh këtu për lista dhe për zgjedhje, ti nuk je e votuar. Ti ke hyrë në Kuvendin e Shqipërisë si e votuar nga lista e PD-së. Dil në votim, provoje dhe pije detin Rudina. Hyji detit më këmbë! Ta shohim se ku do dalësh. Do dalësh matanë apo në breg të lumit. Ne nuk jemi këtu për të fyer njeri-tjetrin, për të bërë akuza populiste, për të thurur pretenca. Shko bëji në një vend tjetër ato nëse ke akuza. Jemi këtu për të diskutuar për rezolutën, për integrimit, për të cilën ti ke punuar. Unë u habita që nuk iu referove rezolutës në asnjë germë nga ato që the. Është arritje që më 26 mars të 2020 KE ka votuar pro çeljes së negociatave. Roli i këtij Kuvendi ka qenë determinant. Betejat që ka bërë këtu për të kaluar disa nga reformat më të rëndësishme, mbi reformën në drejtësi…Ne kemi ngritur institucionet e reja të drejtësisë mbi ato të kalbura. Do ishte në nderin e këtij Kuvendi të përmendje mbështetjen e partnerëve tanë.

Nuk është kjo dita e parë e diskutimit dhe nuk është ky diskutimi i parë. Kemi vite që tentojmë të ulim në tryezë një opozitë që ka dalë jashtë kufijve institucionalë. Shumë nga deputetët këtu janë produkt i kësaj çartallosje të kësaj opozite. Kanë hyrë në këtë kuvend me shumë dinjitet dhe kanë detyrat që i takojnë. Ne si maxhorancë duhet të ulim palët. Nëse këshilli politik shpesh herë është kthyer në një shaka publike se në vend të prodhojë zgjidhje, prodhon ngërçe, pengesa është detyrë e kuvendit të vijë këtu dhe të flasë për sisteme. Nuk ka sisteme në botë që e bëjnë minorancën maxhorancë. Nuk ka sistem që e kthen humbësin në fitues, nuk ka sistem që ndryshojnë demokracinë sa hap e mbyll sytë. Këto janë ëndrra por këtu duhet të japim zgjidhje. Propozimet e PS për ndryshime në Kodin zgjedhor janë të duhurat.

Ne nuk jemi këtu një tufë njerëzish që ju mund të na lëshoni gurë dhe baltë sa herë dilni në foltore. Përgjigjen do ta merrni siç e meritoni dhe kujdes me gjuhën. Ejani këtu, propozoni zgjidhje.

Hajdari: Është mashtrim i madh hapja e listave. Mos bier në nivelin e shefit tënd, të lexosh mesazhe nga shefi jot. Se unë po luftoj dhe për dinjitetin tënd në këtë kuvend që të vish me vota. Po të jap dinjitet Elisë, që të kesh lista të hapura dhe të mos rrish pas shefit tënd./Opinion.al

Etiketa: hajdarimazhorancespiropali


Ju sugjerojmë

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
Kronikë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

12 Qershor, 2026 3:34 pm
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

12 Qershor, 2026 3:31 pm
Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
Bota

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

12 Qershor, 2026 3:00 pm
Para
“As i LSI dhe as i opozitës”, Meta me gjuhë të ashpër ndaj mazhorancës

Meta rishpall thirrjen për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese

Kosovë/ Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK, dërgohet në Hagë

Kosovë/ Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK, dërgohet në Hagë

Detaje/ Atentati ndaj Preng Gjinit, autori u kap nga kamerat duke…

Detaje/ Atentati ndaj Preng Gjinit, autori u kap nga kamerat duke...
















TE FUNDIT

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
12 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit...

Lexo më shumë

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
12 Qershor, 2026

Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të...

Lexo më shumë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
12 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh protestuesve që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, duke u thënë atyre se...

Lexo më shumë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
12 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 13-të e protestës qytetare në kryeqytet. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ me pankarta në duar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}