Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haga dënon me 10 vite burg kriminelin e luftës Vojislav Sheshel

2018/11/30 at 3:32 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Radikali serb Sheshel: Ivanoviçin e vranë shqiptarët

Gjykata e Tribunalit të Hagës për krime në ish-Jugosllavi ka konfirmuar më në fund vendimin në procesin kundër Vojislav Sheshelit. Ai dënohet përfundimisht për krime lufte. Vojislav Shesheli është dënuar përfundimisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndonëse në shkallën e parë ishte shpallur i lirë ndaj akuzave për krime në Bosnjë-Hecegovinë, Kroaci dhe Vojvodinë. Ditën e fundit të marsit 2016, ai ishte shpallur i pafajshëm dhe ishte liruar nga gjykatësi francez Jean-Claude Antonetti.


Në shpjegimin e vendimit Antonetti tha se Shesheli “nuk ishte udhëheqës i vullnetarëve të partisë së tij, Partia Radikale Serbe, sepse ata kanë qenë nën komandën e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ)”. Gjykata asokohe konstatoi se nuk ka ndonjë lidhje konkrete mes “gjuhës së urrejtjes” së Sheshelit me krimet e bëra.

Mungesa e dëshmive

Dy gjykatës të trupit gjykues – kryesuesi Antonetti dhe gjykatësi nga Senegali Niang – ishin të mendimit se Shesheli është i pafajshëm. Ndërsa anëtarja e tretë e trupit gjykues, italinja Flavia Lattanzi kundërshtoi rreptë këtë vendim duke thënë se “vendimi lirues për Sheshelin është një gabim i madh dhe i pavlefshëm”.

Prokuroria e mllefosur me këtë vendim, menjëherë është ankuar, sepse ajo ka paraqitur dëshmi për përgjegjësinë e Sheshelit për krime, vrasje, përndjekje dhe propagandë kundër myslimanëve. Me gjuhën e tij të urrejtjes, Shesheli ka nxitur drejtpërdrejt krimet e bëra në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci. Në Kroaci gjatë luftës janë vrarë 20.000, ndërsa në B-H mbi 100.000 persona. 72 dëshmitarët e nxjerrë në procesin kundër Sheshelit para Tribunalit të Hagës për krime në ish-Jugosllavi, kanë paraqitur shumë argumente për përgjegjësinë e Sheshelit për krimet e bëra nga Lëvizja çetnike serbe, të cilën ka udhëhequr ai në B-H, Vukovar, Bijeljinë, Brçko, Nevesinje, në afëri të Mostarit dhe në zonën e Sarajevës. Prokuroria kishte kërkuar denim prej 28 vjet heqje lirie.

Ndaj prokuroria është ankuar menjëherë dhe ne rishqyrtimin e rastit në dhjetor të vitit të kaluar (2017), ajo pohonte se Shesheli mban përgjegjësi për krimet dhe se në procesin e parë këto dëshmi nuk janë marrë parasysh. „Këtu bëhet fjalë për mosrespektimin fundamental të detyrës së gjykatësit”, tha Serge Brammertz në procesin e përsëritur. Trupi gjykues në shkallën e dytë konstatoi se “asnjë trup i arsyeshëm gjykues nuk ka mundur të konstatojë se Shesheli nuk është përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër njerëzisë”. Ndërsa prokuroria pohonte se Shesheli është përgjegjës për përndjekje, deportim dhe zhvendosje të dhunshme në B-H dhe Kroaci.

Shesheli dënohet me 10 vjet

Gjykatësit me 11 prill të këtij viti kanë dënuar Vojisllav Sheshelin me 10 vjet heqje lirie – sipas akuzave për përndjekje, deportim dhe vepra të tjera johumane, si pjesë e krimeve kundër njerëzimit, të kryera në vendin Hrtkovci në Vojvodinë. Por edhe në këtë proces gjykatësit e kanë liruar Sheshelin ndaj akuzave për krime në B-H dhe Kroaci. Shesheli ka kërkuar të ankohet ndaj këtij vendimi, por vendimi tani është përfundimtar: Vojisllav Shesheli denohet për krime lufte me 10 vjet heqje lirie. Këtë denim ai e ka vuajtur në kohën sa ka qenë në paraburgim në Hagë. Por ky vendim nuk mund të ndryshojë më. Ai është përfundimtar. /DW/

Etiketa: denimhagasheshel


Ju sugjerojmë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje
Kronikë

Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje

14 Nëntor, 2025 3:38 pm
Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner
Aktualitet

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

14 Nëntor, 2025 2:15 pm
SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…
Aktualitet

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…

14 Nëntor, 2025 2:13 pm
Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë
Kronikë

Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë

14 Nëntor, 2025 1:34 pm
Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan
Kronikë

Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan

14 Nëntor, 2025 12:57 pm
Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë
Aktualitet

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë

14 Nëntor, 2025 11:08 am
Para
Kapet hajduti në Shkodër, njerëzit çuditen me emrin e tij

Kapet hajduti në Shkodër, njerëzit çuditen me emrin e tij

Grupi OTE: Jemi në bisedime me disa palë për Telekom Albania

Pas serbëve, ja kush ofrohet për të blerë "Telekom Albania"

Meta: Me Ramën do të ngjisja malet e Jugut

VIDEO OPINION/ Historiku i presidentëve pluralist!
















TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com