Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Habisin tregtarët e Zdrales: Nuk ishin gjobëvënës, i paguanim vetë paratë

2017/03/06 at 9:30 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Habisin tregtarët e Zdrales: Nuk ishin gjobëvënës, i paguanim vetë paratë

Dhjetëra tregtarë në tregun e Zdrales shprehen se nëntë personat e arrestuar nga policia, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal nuk kanë qenë gjobëvënës.


Tregtarët thonë se u kanë paguar atyre shuma simbolike që variojnë nga 2 mijë lekë të vjetër deri në 10 mijë lekë të vjetër në muaj për t’u ruajtur dyqanet.

Sipas tregtarëve, këto shuma parash janë dhënë me dëshirën e tyre dhe jo nën kërcënime apo presione siç pretendon Policia dhe Prokuroria për Krime të Rënda.

“Morëm vesh për arrestimet dhe na ka ardhur shumë keq, sepse ata kanë qenë shumë të rregullt me ne. Kanë qenë shumë të sjellshëm dhe nuk na kanë imponuar as më jep kaq apo aq lekë. S’ka shanse të jemi kërcënuar nga ana e tyre apo të kemi pasur ndonjë presion”, shprehet tregtari i Zdrales, Hajrullah Halilaj.

Një tjetër tregtar, Mondi Dimnaku, thotë se ka 3 dyqane për të cilët në total ka paguar jo më shumë se 10 mijë lekë të vjetër në muaj. Ai tregon se nuk ka pasur asnjë lloj presioni ndaj tij nga të akuzuarit për t’u dhënë para dhe shton se është habitur nga lajmi për arrestimin e tyre.

“Asnjëri nuk ka ardhur për të na bërë presion në dyqane. Të gjithë kemi paguar me dëshirë. Unë kam paguar 5 mijë lekë të vjetër dhe të tjerë nga 3 mijë lekë të vjetër apo edhe 2 mijë në muaj. Askush s’na ka vënë ndonjë detyrim se sa duhet që të paguajmë. 10 mijë lekë të vjetër kam paguar për tre dyqane. Jam habitur kur kam dëgjuar se janë arrestuar se na kanë ruajtur ne dyqanet”, shprehet Dimnaku.

Në të njëjtën mënyrë shprehen edhe tregtarët te “Rruga e Gjerë”, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, që ndodhet pak më tutje se tregu i Zdrales. Dushe Rexhvelaj shprehet se ka lënë mallin e saj jashtë dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme dhe se nuk ka pasur imponim apo kërcënime për të paguar se s’bën paratë për rojet.

“Mua s’më ka vendosur kush gjobë. Më kanë thënë a do që ta ruajmë dyqanin dhe i kam thënë po. S’më ka thënë kush se duam lekë se s’bën”, thotë Baçini. Agim Lipe thotë se ia ka vlejtur shumë prej 10 mijë lekësh të vjetër që ka paguar dhe se është i gatshëm për të paguar sërish për shkak të sigurisë që ka pasur për dyqanin e tij.

“Kanë ardhur ata djemtë që janë arrestuar për të ruajtur dyqanet. Kemi gjetur menjëherë mirëkuptim dhe unë kam paguar 10 mijë lekë të vjetër në muaj”, shprehet Lipe.

Policia dhe prokuroria njoftuar dy ditë më parë se kane arrestuar një grup të strukturuar kriminal që vendoste gjoba në Shkodër.

Etiketa: gjobveniashkodertregtare


Ju sugjerojmë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Para
Krishtlindja e gjen pa energji zonën më të kamur të Tiranës

Arkitekti italian: Ish-Blloku, një nga 7 lagjet më të mira të botës

Buxheti sot në Parlament/ Rama: Shpëtuam shqiptarët nga zgjebja financiare

Vetingu/ Çfarë do të ndodhë sot në Parlament?

“Nuk ka hapësirave për atletët”- Rama tregon ku stërvitet kampioni Smajlaj

"Nuk ka hapësirave për atletët"- Rama tregon ku stërvitet kampioni Smajlaj
















TE FUNDIT

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}