Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Guvernatori i Nju Jorkut:Shpëtuam mbi 100,000 njerëz nga shtrimi në spital

2020/06/20 at 8:53 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Guvernatori i Nju Jorkut:Shpëtuam mbi 100,000 njerëz nga shtrimi në spital

Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo mbajti konferencën e fundit ditore për koronavirusin, duke thënë se pas 111 ditësh shteti i tij kishte “bërë të pamundurën” në luftën kundër sëmundjes.


“Në fillim, ky virus na goditi shumë”, tha zoti Cuomo në një fjalim të stilit presidencial që ishte ndryshe nga konferencat e tij të zakonshme për shtyp. “Kur filloi kjo, ne patëm më shumë raste për frymë se çdo shtet në vend ose ndonjë komb në botë. Por sot, kemi bërë një kthesë të plotë 180 gradë – nga më e keqja, tek vendi i parë”.

Ai tha se shtrimet në spital të enjten për virusin ishin 1’284 – niveli më i ulët deri më tani. Shteti i Nju Jorkut ka një nivel të lartë rekord për testime – gati 80’000 teste në ditë – dhe shkalla e infeksionit është më pak se 1 përqind. Numri i të vdekurve për javën e kaluar ka mbetur nën 32 në ditë – një rënie dramatike nga niveli i afro 800 njerëzve çdo ditë në javën e dytë të Prillit.

“Duke zvogëluar shkallën e infeksionit, ne shpëtuam mbi 100,000 njerëz nga shtrimi në spital dhe ndoshta nga vdekja”, tha guvernatori për modelet që kishin parashikuar se çfarë do të ndodhte pa kufizime dhe distancim fizik. “Është një arritje e paimagjinueshme. Jam shumë krenar për atë që bëmë të gjithë së bashku dhe si komunitet”.

Por, shteti me 19.5 milionë banorë pësoi sidoqoftë dëme të mëdha njerëzore dhe financiare. Gati 400’000 banorë kanë rezultuar pozitivë nga testimi për COVID-19 dhe të paktën 25’000 kanë vdekur. Miliona kanë humbur vendet e punës, shumë biznese po vuajnë pasojat dhe disa mund të mos i mbijetojnë mbylljes ekonomike.

Shteti i Nju Jorkut është aktualisht në faza të ndryshme të rihapjes së ekonomisë së tij, bazuar në mënyrën se si virusi ka prekur secilin prej 10 rajoneve të tij. Më shumë pjesë rurale të shtetit, të cilat pësuan shkallë shumë të ulët të infeksionit, filluan rihapjen e tyre katërfazore në 15 maj, por qyteti i Nju Jorkut – i cili kishte shkallën më të lartë të infeksionit – filloi fazën e parë të rihapjes vetëm në 8 qershor dhe do të kalojë në fazën dy të hënën.

“Ne rihapëm ekonominë dhe shpëtuam jetë, sepse asnjëherë nuk ishte zgjedhje midis njërës apo tjetrës”, tha zoti Cuomo.

Seancat informuese të mëngjesit nga guvernatori ishin bërë emisione të domosdoshme televizive për rreth 59 milionë njerëz që kërkonin udhëzime dhe ngushëllim gjatë pikut të pandemisë COVID-19. Ata e ndiqnin nëpërmjet jo vetëm rrjeteve televizive kabllore në shtetin e tij, por në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe madje edhe ndërkombëtarisht. Dihet se Presidenti Donald Trump i shikonte seancat informuese – dhe herë pas here shkruante në Twitter për to.

Guvernatori Cuomo përdori platformën e përditshme për të folur në mënyrë të qartë, por edhe urgjente, duke detyruar banorët e Nju Jorkut të marrin seriozisht kërcënimin e virusit dhe të zbatojnë kufizimet e rrepta të qëndrimit në shtëpi dhe pezullimin e bizneseve jo thelbësore. “Ne e ndryshuam atë trajektore”, tha zoti Cuomo në një montazh filmik tre-minutësh ku përshkruhet me vetë zërin e tij, dhe që në vazhdim pasohet nga muzikë sentimentale. “As nuk e dija të ishte e mundur. Ka të bëjë me atë që njerëzit vendosin të bëjnë. Ata e kanë ulur këtë normë infeksioni”.

Guvernatori demokrat përdori gjithashtu seancat informuese për t’ua kthyer goditjet politikanëve republikanë në Uashington, që ai mendon se e trajtuan padrejtësisht Nju Jorkun.Ai përmendi vazhdimisht se nuk ishte një krizë e një “shteti të kuq apo një shteti blu”, por një krizë kombëtare. Guvernatori Cuomo zbuti gjithashtu zymtësinë e të dhënave të përditshme për shkallën e infeksionit, shtrimet në spital dhe vdekjet, me anekdota humoristike për familjen e tij, si p.sh. marakonat spageti të së dielës dhe drekat me qofte me tre vajzat e tij.

Ai madje ofroi këshilla për prindërit: “Kurrë nuk mund të thuash që nuk të pëlqen i dashuri (i vajzës); e mësova këtë duke e pësuar”. Ai ngacmoi vëllanë e tij të vogël, gazetarin Chris Cuomo, i cili iu bashkua konferencës së tij me video nga bodrumi i shtëpisë së tij, ku ai ishte izoluar nga pjesa tjetër e familjes së tij pasi u infektua me koronavirusin. Dhe guvernatori madje u ankua në mes të fazës së izolimit se qeni i tij, Kapiteni, ishte lodhur duke e parë kaq shumë në shtëpi.

Cuomo, 62 vjeç, është një guvernator i gjeneratës së dytë në New York, aktualisht në mandatin e tij të tretë. Babai i tij, i ndjeri Mario Cuomo, gjithashtu ishte një guvernator për tre mandate., nga 1983-1994. Cuomo është i divorcuar nga Kerry Kennedy, vajza e kandidatit të vrarë për president Robert F. Kennedy. Guvernatori vazhdimisht ka mohuar që ai ka ambicie presidenciale të tijat./VOA

 

 



Ju sugjerojmë

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën
Rajoni

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën

25 Janar, 2026 10:57 pm
Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

25 Janar, 2026 9:09 pm
Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
Bota

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

25 Janar, 2026 8:15 pm
Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
Kronikë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

25 Janar, 2026 6:53 pm
SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
Bota

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

25 Janar, 2026 3:05 pm
Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës
Kronikë

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës

25 Janar, 2026 2:11 pm
Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën
Bota

Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën

25 Janar, 2026 1:52 pm
Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael
Aktualitet

Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael

25 Janar, 2026 1:21 pm
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Kryesore

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës

25 Janar, 2026 12:57 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

“Ishte vdekjeprurëse”, Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

25 Janar, 2026 12:04 pm
Para
Mbi 400 mijë të infektuar kanë humbur jetën nga Covid-19

Covid/Shifrat rriten në Amerikën Latine, Brazili kalon 1 milion infektime

Edhe pse në pandemi, Shqipëria regjistron më pak vdekje se një vit më parë

Edhe pse në pandemi, Shqipëria regjistron më pak vdekje se një vit më parë

Digjet gjatë natës makina e doganierit në Vlorë

Digjet gjatë natës makina e doganierit në Vlorë
















TE FUNDIT

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën
25 Janar, 2026

Nesër rreth mesditës, 370 automjete të rënda do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në Maqedoninë e Veriut. Do të...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike
25 Janar, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Berlin, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Sipas informacioneve paraprake, dy...

Lexo më shumë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
25 Janar, 2026

Protesta të mëdha u përhapën në të gjitha qytetet amerikane – duke përfshirë Minneapolis, New York City, San Francisco, Boston...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
25 Janar, 2026

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Libofshë në fshatin Agim. Një 35-vjeçar ka dalë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com