Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Guatemala, Donald Lu dhe reforma në drejtësi

2016/01/05 at 10:58 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Guatemala, Donald Lu dhe reforma në drejtësi

Eduard Zaloshnja


Para se Komisioni i Venecias të dërgonte vërejtjet e sugjerimet për projekt-reformën në drejtësinë shqiptare, Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, bëri këtë deklaratë në Konferencën Gjyqësore Kombëtare: “Ju lutem mësoni se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë qenë hartues aktivë të çdo pjese të reformës dhe se ne e mbështesim plotësisht paketën aktuale të reformave.”

Dy janë pikat kyçe të asaj projekt-reforme, që aq hapur e drejtpërdrejt u mbështet nga ambasadori Lu dhe ambasadorët europianë.

Njëra është Struktura e Posaçme Antikorrupsion e Prokurorisë, me mision të qartë: të përfaqësojë akuzën kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë në Gjykatën Antikorrupsion. Këta prokurorë përcaktohen si të pavarur, madje edhe nga Prokurori i Përgjithshëm.

Pika tjetër kyçe është Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili përshkruhet si një organ i ngritur në bashkëpunim ndërmjet Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe organizatave partnere. I kryesuar nga Komisioni Europian, Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka të drejtë të emërojë vëzhgues të huaj në të dyja shkallët e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, që do të kalojë në sitë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët aktualë nga pikpamja e korrupsionit dhe profesionit.

Megjithëse emrin e kanë “vëzhgues”, të huajt parashikohen të kenë kompetenca të ngjashme me anëtarët e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, përsa i përket aksesit në çdo dokument të shtetit shqiptar. Gjithashtu, vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë të drejtë të konstatojnë ose të japin opinione në çdo fazë të seleksionimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve të tyre, përsa i përket vlerësimit të pasurive dhe vlerësimit të performancës nga komisioni i kualifikimit.

Precedenti i Guatemalës

Në qoftë se bëhen ndryshimet kushtetuese sipas projekt-reformës që u dërgua në Komisionin e Venecias, i bie që shteti shqiptar ta kufizojë disi sovranitetin e vet, duke i dhënë një rol kaq kyç në drejtësi Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Por a ka precedentë ndërkombëtarë të ngjashëm?

I pari vend anëtar i OKB-së që ka bërë diçka të ngjashme është Guatemala. Atje, Komisioni Ndërkombëtar Kundër Pandëshkueshmërisë, i ngritur në 2006-ën pas një marrveshje me OKB-në, ka ndihmuar në seleksionimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe më pas ka ndihmuar drejtpërdrejt prokurorinë dhe gjykatat që të dënojnë pushtetarë të lartë të korruptuar. Në shtatorin e shkuar, “viktima” më e lartë e këtij komisioni u bë ish-presidenti i Guatemalës, i gjithëfuqishmi Otto Pérez Molina. Më parë, ish-ministra e kryebashkiakë të fuqishëm u bënë “viktima” të punës së këtij komisioni. Përgjimet e fshehta elektronike dhe rrethanore kanë qenë ndër mjetet kryesore të këtij komisioni për të çuar në burg këta zyrtarë të lartë.

Edhe në Honduras, në bazë të një marrëveshje të ngjashme me të mësipërmen, Organizata e Shteteve Amerikane po ndihmon për ngritjen e një komisioni ndërkombëtar kundër pandëshkueshmërisë. Dhe në të dyja rastet, ka qenë trysnia e shoqërisë civile dhe e komunitetit ndërkombëtar ajo që i ka detyruar politikanët e këtyre vendeve të pranojnë një kufizim sovraniteti, që s’i bën mirë karierës së tyre personale, por i bën mirë vendit.

Pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias

Kur erdhën në Shqipëri vërejtjet dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias për projekt-reformën në drejtësi, ambasadori Lu shkoi në zyrën e Berishës dhe ia prezantoi ato personalisht këtij të fundit. Vetëm dy ditë më pas, Rama deklaroi se PD-ja, më së fundi, ka pranuar t’i hipë trenit të reformës në drejtësi, duke iu bashkuar shqyrtimit të vërejtjeve dhe sugjerimeve të Komisionit të Venecias.

Ky zhvillim ngjarjesh lë të kuptohet se do të kemi një zbutje konsensuale të projekt-reformës fillestare, që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e kishin hartuar aktivisht në çdo pjesë të saj dhe që e mbështesnin plotësisht në formën fillestare (gjithnjë sipas ambasadorit Lu). Dhe pyetja është nëse zbutja do të ndodhë tek mandati i kryeprokurorit aktual, si dhe dhe tek forca e mandatit të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në punën e derisotme të kryeprokurorit aktual, prokuroria nuk pritet që të jetë dhe aq agresive me të në krye edhe për disa vjet, pavarsisht prokurorëve të pavarur që parashikon reforma. Sa i përket Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit, mandati i tij ishte i butë edhe në formën fillestare, krahasuar me të sivëllait në Guatemalë e me të atij që po ngrihet në Honduras. Një zbutje e mëtejshme e tij do ta kthente komisionin në një qen ruajtës pa dhëmbë – ai do të mund të lehë, por jo të kafshojë.

Dy fjalë në fund për ambasadorin Lu etj.

Ambasadori Lu dhe ambasadorët e tjerë në Shqipëri duhet të mos e harrojnë përvojën e Guatemalës dhe së fundi të Hondurasit – në të dyja rastet, ka qenë trysnia e shoqërisë civile dhe e komunitetit ndërkombëtar ajo që i ka detyruar politikanët e këtyre vendeve të pranojnë një kufizim sovraniteti, që s’i bën mirë karierës së tyre personale, por i bën mirë vendit. /ResPublica/



Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
8 parashikmet e ndërmjetësve psikikë për 2016, mes tyre shkatërrimi i ISIS

8 parashikmet e ndërmjetësve psikikë për 2016, mes tyre shkatërrimi i ISIS

Hetimi i CEZ, Kryeprokurori kundër PD

Llalla shkrin strukturën që hetonte korrupsionin tek zyrtarët lartë

Video/ Vipat e Bllokut tallen me stonaturat e Era Istrefit

Video/ Vipat e Bllokut tallen me stonaturat e Era Istrefit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com