Trajneri i Carpignano në kategorinë e parë italiane, Giovanni Alosi është dëbuar me 5 vite nga futbolli.
Gjyqtari ishte afruar dhe kishte nxjerrë kartonin e kuq për protesta të tepruara, por ai shkoi drejt tij me kërcënim dhe e goditi me grusht në fytyrë.
Kjo është ajo që ndodhi të dielën e kaluar në zonën e Novaras gjatë ndeshjes së Kategorisë së Parë midis Oleggio Castello dhe Carpignano shkruan La Gazzeta dello Sport.
Ish-trajneri tani nuk do të jetë në gjendje të ketë një rol zyrtar të njohur nga FIGC, në stol apo diku tjetër, deri më 30 shtator 2026.
Pas lojës, kur skena ishte parë tashmë në të gjithë Italinë, ai kishte tha se “kam turp për atë që kam bërë dhe kërkoj falje”. Për klubin e tij pas humbjes 3-0 u vendos dhe një gjobë prej 200 eurosh./ Opinion.al