Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grushte për një pikë, sherr midis lojtarëve në ndeshjen Dinamo-Elbasani

2016/10/02 at 1:48 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grushte për një pikë, sherr midis lojtarëve në ndeshjen Dinamo-Elbasani

Dinamo-­Elbasani rezultoi edhe më e fortë nga sa mendohej. Edhe pse takimi përfundoi me rrjeta të paprekura, kjo sfidë ishte shumë e nxehtë për sa u përket aksioneve, gjuajtjeve në portë, por edhe lojës së ashpër, nga e cila elbasanasit u ndëshkuan me plot 7 kartonë të verdhë dhe një të kuq. Një atmosferë e bukur është krijuar në Pezë nga grupimi i tifozëve dinamovit, “Blue Boys”. Dinamo dominoi takimin në pjesën më të madhe të lojës, por nuk arriti dot të shënonte. Ndërsa portieri Elvis Kotorri ishte lojtari më i mirë në fushë, ku shpëtoi në të paktën tre raste ekipin e tij nga goli.

Ndeshja Loja nis e shpejtë dhe e bukur ku në të 3­-ën Peqini kroson bukur për Sulejmanin dhe ky i fundit gjuan, por topi përfundon jashtë. Në të 12­ ën, Gërxho gjuan nga rreth 25 metra, por topi shkon pak larg shtyllës. Në të 16-­ën, Gërxho kombinon me Arifaj, ky i fundit triblon bukur Kaçulin, kroson për Turdiun, por sulmuesi nuk e shfrytëzon siç duhet. Në të 32­ën, Rexhepi ndal në mënyrë të gabuar Agastrën dhe arbitri akordon faull. Ekzekuton Alikaj, por gabon. Dinamo kërkon me çdo kusht golin dhe hidhet e gjitha në sulm, por nuk arrin të finalizojë siç duhet. Pjesa e dytë rezulton me shumë kartonë dhe faulle sesa lojë e pastër futbolli. Në të 52­ën, Peqini kroson në zonë dhe topi shkon rrezikshëm drejt portës, por Birja e pret me vështirësi

Në të 60-­ën, Arifaj fiton faull nga rreth 20 metra. Ekzekuton Gërxho, por Kotorri pret pa probleme. Elbasani ka rastin më të mirë në minutën e 70­-të. Rexhepi del huq brenda zonës, përfiton Agastra, i cili gjuan fort, por Birja bën mrekullinë dhe e grushton topin në korne. Pas këtij rasti, elbasanasit nisin lojën e ashpër, ndërsa arbitri nuk kursen as kartonët. Në të 71­-ën, karton të verdhë për protestë për Agastrën dhe katër minuta më vonë radhën e ka Kotorri pasi vonon lojën. Dinamo mundohet të dalë dhe në të 80­ën Arifaj fiton goditje dënimi në hyrje të zonës. Ekzekuton Gërxho, por këtë herë pason diagonal për Majkëll, i cili fut topin në zonë, por sfera ndalet nga Dosti dhe blutë i vërsulen arbitrit duke kërkuar 11­metërsh. Proteston stoli dhe tifozët për këtë rast, por gjyqtari nuk e konsideron faull.

Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, vjen edhe momenti që i prish bukurinë sfidës. Një ndërhyrje e Aldo Bellës së Elbasanit ndaj Arifajt të Dinamos bën që gjakrat të nxehen. Lojtarët në fillim shahen, ndërsa afrohen dhe goditen me njëri­tjetrin.

Ndërhyjnë  futbollistët e tjerë që qetësojnë gjakrat. Të dy futbollistët ndëshkohen me kartonë të kuq, ndërsa deri në fund nuk ka asnjë gol. / SKERDILAID SULOZEQI

Ju sugjerojmë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë
Kronikë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë

29 Shtator, 2025 10:04 am
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

29 Shtator, 2025 8:58 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky: Rusia po përdor anije cisterna për të lëshuar dhe operuar dronë në Evropë

29 Shtator, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Shtator, 2025 8:22 am
Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
Bota

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

28 Shtator, 2025 10:06 pm
Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
Bota

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

28 Shtator, 2025 9:33 pm
Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
Aktualitet

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

28 Shtator, 2025 8:53 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
Bota

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

28 Shtator, 2025 6:26 pm
Para
Erdogan arreston vëllain e Gulenit

Erdogan arreston vëllain e Gulenit

Video/ Pamje të rralla të Shqipërisë nga ajri publikohen nga studio britanike 

Video/ Pamje të rralla të Shqipërisë nga ajri publikohen nga studio britanike 

6 orë ndjekie në det, kapet mjeti me 500 kilogramë kanabis 

6 orë ndjekie në det, kapet mjeti me 500 kilogramë kanabis 

TE FUNDIT

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë
29 Shtator, 2025

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në zonën e Fushë-Krujës mëngjesin e sotëm. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në...

Lexo më shumë

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
29 Shtator, 2025

Erion Veliaj, i cili u shkarkua më 25 shtator nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka ankimuar vendimin...

Lexo më shumë

Zelensky: Rusia po përdor anije cisterna për të lëshuar dhe operuar dronë në Evropë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
29 Shtator, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar se Rusia po përdor anije cisterna, për të lëshuar dhe operuar dronë kundër vendeve...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
29 Shtator, 2025

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke bërë që në vendin tonë  vranësirat të jenë prezente që në orët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com