Grupi i PS kërkoi masa ndëshkimore për dy deputetët e opozitës, Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka, sipas rregullores së re të Kuvendit.
Pas kërkesës së PS, Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër për të marrë vendimin.
Kërkesa ka ardhur pas kaosit të shkaktuar në sallën e Parlamentit të hënën, në seancën e parë të sesionit.
Gjithashtu shkak e kërkesës janë bërë edhe debatet e ashpra në Komisionin e Medias me deputetet e Bashës, duke i shkulur edhe mikrofonin, Flutura Açkës.
Kujtojmë që për shkak të kaosit në Kuvend, presidenti i Republikës, Bajram Begaj u detyrua të anulonte fjalim në Kuvend, dhe ta mbante atë në Presidencë.