Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grupi “Bajri”/ Si u punësua infermierja në spitalin e Shkodrës

2019/11/21 at 2:02 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Grupi “Bajri”/ Si u punësua infermierja në spitalin e Shkodrës

Ditën e sotme Gjykata ka dhënë 10 masa të reja sigurie ndaj anëtarëve të grupit kriminal “Bajri”, ku për 9 prej tyre masat janë ekzekutuar, ndërsa një person është ende në kërkim.


Hetimet në kuadër të operacionit të koduar “OAZ”, kanë zbuluar vepra të tjera penale, të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi, ndërsa janë vënë në pranga dhe pesë persona të tjerë.

Policia njoftoi se, hetimet kanë zbuluar se disa prej pjesëtarëve të këtij grupi, ushtronin presion në Spitalin e Shkodrës. Kreu i grupit të “Bajrave” ka ushtruar ndikim që Jonida Murati, të punësohej formalisht në këtë spital, duke përfituar nga rroga.

Ndërkohë, për Muratin është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, policia sekuestroi dhe 9000 euro. Po ashtu, shtetasja M. N., 50 vjeçe ishte përgjegjëse finance në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe akuzohet për “shpërdorim detyre”. Për këtë akuzë, ndaj saj është marrë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Mbi grupin “Bajri” rëndojnë një sërë akuzash, ku përfshihen vrasje, kanosje dhe veprimtari të ndryshme të jashtëligjshme, duke vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Masa e sigurisë “Arrest në burg”

1-Behar Brajoviq (Bajri)

2-Safet Rustemi

3-Ilir Rustemi

4-Asmer Bilali

5-Ismet Idrizi

6-Sirjan Alija

7-Jorida Murati

Masa e sigurisë  “Arrest në shtëpi”

8-Senad Halluni

9-Florine Hoxha

10-Mira Nikaj (Përgjegjëse e financës në Spital)

Vijon operacioni policor i koduar “OAZ”

Dokumentohen vepra të tjera penale në ngarkim të grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Gjykata jep 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëve të grupit kriminal, për 9 prej tyre janë ekzekutuar masat, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim.

Në vijim të operacionit “OAZ”, gjatë hetimeve të kryera nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të grupit kriminal “Bajri”, u arrit të dokumentoheshin edhe vepra të tjera penale, të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal “Bajri”.

B. R. alias B. B, 39 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

S. R., 35 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

I. R., 43 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

A. B., 30 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

I. I., 29 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

S. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, është shpallur në kërkim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

J. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, është ndaluar gjatë mëngjesit të sotëm, në Tiranë.

S. H., 46 vjeç, Shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

F. H., 48 vjeçe, banuese në Koplik, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitetin pranë Spitalit Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

M. N., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, përgjegjësë finance në Spitalin Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjatë operacionit të sotëm për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases J. M., për të cilën mëngjesin e sotëm u bë dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”. Gjatë kontrollit në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 9 000 euro.

Drejtuesi i grupit B.B ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja J. M, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.

5 nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në IEVP.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëprmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.

Departamneti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55
Sport

Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55

8 Nëntor, 2025 11:17 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kryesore

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

8 Nëntor, 2025 11:13 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

SHBA bojkoton G20 në Afrikën e Jugut, Trump: Abuzuan me të drejtat e njeriut

8 Nëntor, 2025 10:35 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

8 Nëntor, 2025 9:40 am
Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit
Kryesore

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit

8 Nëntor, 2025 9:31 am
Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra
Aktualitet

Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra

8 Nëntor, 2025 8:28 am
Para
Pas Zaev, Haradinaj pranon se ka komunikuar me komedianët rus

Haradinaj: Heqja e taksës e rrezikshme sa vizatimet e hartës së Ballkanit

Trump letër Thaçit: Jini unik në zërin tuaj, marrëveshja me Serbinë pranë

Trump kërkon ndihmën e Apple për zhvillimin e rrjetit 5G

24 orë me patentë, 18-vjeçari arrestohet pas 1 orë ndjekje nga policia

24 orë me patentë, 18-vjeçari arrestohet pas 1 orë ndjekje nga policia
















TE FUNDIT

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
8 Nëntor, 2025

Pasuri me vlerë 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme janë sekuestruar në Sarandë. Ndaj...

Lexo më shumë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
8 Nëntor, 2025

Policia ka arrestuar 3 shtetas në Aeroportin e Rinasit, teksa po tentonin të hynin në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Policia...

Lexo më shumë

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
8 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale për vitin 2026 do të jetë...

Lexo më shumë

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
8 Nëntor, 2025

AKU Shkodër ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia. Bllokimi u bë në doganën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com