Bota

Trump kërkon ndihmën e Apple për zhvillimin e rrjetit 5G


               Publikuar në : 15:25 - 21/11/19 |
el ida

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se i ka kërkuar shefit të kompanisë së teknologjisë, “Apple”, Tim Cook, të angazhohet dhe të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit 5G.

“Apple i ka të gjitha: paratë. teknologjinë dhe vizionin”, tha Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Rrjeti 5G paraqet risinë e fundit të qasjes në internet, ndërkaq Kina tashmë e ka funksionalizuar atë në rreth 50 qytete.

Rolin kryesor në zhvillimin e rrjetit 5G në Kinë e ka kompania Huawei, e cila është në listën e zezë amerikane për shkak të dyshimeve për spiunim të klientëve./Opinion.al

Pas