Një sfidë shumë të fortë me kalendarët, ka vendosur ta bëjë një akrobate ruse, e njohur me emrin e artit “Zlata”.
Bukuroshja bjonde, e cila mban mbi vete dhe shumë rekorde Guinness dhe gjithashtu është shpallur dhe “Gruaja që arrin të përkulet më shumë në botë”, ka realizuar një seancë fotosh me disa poza, që për shumë prej nesh janë thjesht të pamundura.
Gjimnastja, që aktualisht jeton në Gjermani dhe që mund ta përkulë trupin e saj në shumë mënyra, e ka titulluar kalendarin e saj “Bukuri e mishëruar në përthyeshmëri”./tvklan.al