Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Groenlanda – ishulli i pasur që Trump dëshiron t’ia marrë Danimarkës

2025/01/09 at 5:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Groenlanda – ishulli i pasur që Trump dëshiron t’ia marrë Danimarkës

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se dëshiron ta bëjë Groenlandën pjesë të SHBA-së.


Ai nuk e përjashton as përdorimin e forcës ushtarake ose ekonomike për ta detyruar Danimarkën që ta dorëzojë ishullin me rëndësi strategjike dhe të pasur me minerale.

“Groenlanda është një vend i jashtëzakonshëm dhe njerëzit do të përfitojnë jashtëzakonisht nëse dhe kur të bëhet pjesë e vendit tonë”, shkroi Trump në rrjetin Truth Social të hënën.

“Kjo është një marrëveshje që duhet të bëhet”, tha Trump të martën, ndërsa djali i tij, Donald Trump Jr., bëri një vizitë private në Groenlandë.

Trump shprehu interesim për blerjen e ishullit – me vetëm 57.000 banorë – nga Danimarka qysh në vitin 2019, por u refuzua.

Përse Trump e do Groenlandën?

Grenlanda, pjesë e NATO-s përmes anëtarësisë së Danimarkës, ka rëndësi strategjike për ushtrinë amerikane dhe për sistemin e saj të paralajmërimit të hershëm për raketa balistike, pasi rruga më e shkurtër nga Evropa në Amerikën e Veriut kalon përmes ishullit Arktik.

Ushtria amerikane ka prani të përhershme në bazën ajrore, Pitufik, në veriperëndim të Groenlandës.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur interesim për zgjerimin e pranisë ushtarake atje, duke përfshirë edhe vendosjen e radarëve për të monitoruar ujërat midis ishullit, Islandës dhe Britanisë, të cilat shërbejnë si portë për anijet e marinës ruse dhe nëndetëset bërthamore.

Groenlanda është gjeografikisht pjesë e kontinentit të Amerikës së Veriut dhe është jetike për Shtetet e Bashkuara që të parandalojnë ndonjë fuqi tjetër të madhe për të krijuar terren në ishull, thotë Ulrik Pram Gad, studiues dhe ekspert për Groenlandën në Institutin Danez për Studime Ndërkombëtare.

Ishulli, kryeqyteti i të cilit Nuk është më afër Nju Jorkut sesa kryeqyteti danez, Kopenhagë, krenohet me pasuritë e tij minerale, naftën dhe gazin natyror, por zhvillimi i tij ka qenë i ngadalshëm.

Një sondazh i vitit 2023 ka treguar se 25 nga 34 mineralet e konsideruara “lëndë të para kritike” nga Komisioni Evropian, janë gjetur në Groenlandë.

Ato përfshijnë sasi të konsiderueshme materialesh që përdoren në bateri, të tilla si grafiti dhe litiumi, si dhe të ashtuquajturat elemente të rralla të tokës që përdoren në automjetet elektrike dhe turbinat me erë.

Groenlanda e ka ndaluar nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror për arsye mjedisore, ndërsa zhvillimi i sektorit të saj minerar është penguar nga burokracia dhe kundërshtimet e njerëzve indigjenë.

Kjo ka bërë që ekonomia e Groenlandës të varet nga peshkimi, i cili përbën mbi 95% të eksporteve të saj, dhe subvencionet vjetore nga Danimarka, të cilat mbulojnë afërsisht gjysmën e buxhetit publik.

Në total, Danimarka shpenzon më pak se 1 miliard dollarë çdo vit në Grenlandë.

E kujt është Groenlanda dhe a mund ta blejë Trumpi?

Groenlanda ka qenë pjesë e Danimarkës për më shumë se 600 vjet, por tani kontrollon shumicën e punëve të saj të brendshme si një territor gjysmësovran nën mbretërinë daneze.

Ajo është bërë territor zyrtar i Danimarkës në vitin 1953 dhe i nënshtrohet Kushtetutës daneze, që do të thotë se çdo ndryshim në statusin e saj ligjor, do të kërkonte ndryshime kushtetuese.

Në vitin 2009, ishullit i është dhënë një autonomi e gjerë vetëqeverisëse, përfshirë edhe të drejtën për të shpallur pavarësinë nga Danimarka përmes referendumit.

Kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, i cili i ka intensifikuar përpjekjet për pavarësi, ka thënë vazhdimisht se ishulli nuk është në shitje dhe se i takon popullit të tij të vendosë për të ardhmen e vet.

Në vitin 2019, edhe Grenlanda, edhe Danimarka e kanë refuzuar ofertën e Trumpit për blerjen e ishullit.

Kur Groenlanda ka qenë ende koloni, SHBA-ja, nën presidentin e atëhershëm, Harry Truman, ka bërë përpjekje ta blejë atë – si një aset strategjik gjatë Luftës së Ftohtë – për 100 milionë dollarë ar, por Kopenhaga nuk ka pranuar ta shesë.

Çka nëse Groenlanda bëhet e pavarur?

Nëse Grenlanda bëhet e pavarur, ajo mund të zgjedhë që të bashkohet me SHBA-në.

Shumica e grenlandezëve e duan pavarësinë, por pak e shohin si të zbatueshme, marrë parasysh varësinë ekonomike nga Danimarka, e cila është pjesë e Bashkimit Evropian.

Një opsion mund të jetë krijimi i një pakti të ashtuquajtur “lidhje e lirë” me Shtetet e Bashkuara, i ngjashëm me statusin e ishujve të Paqësorit: Ishujt Marshall, Mikronezia dhe Palau.

“Grenlanda po flet për t’u bërë e pavarur nga Danimarka, por asnjë grenlandez nuk dëshiron të kalojë nën një pronar të ri kolonial”, thotë Ulrik Pram Gad, studiues dhe ekspert për Groenlandën.

Ai e sheh të pamundur që Groenlanda të votojë për pavarësinë pa e siguruar mirëqenien e popullsisë së saj.

Çka do Groenlanda?

Shumica e banorëve të Grenlandës e mbështesin pavarësinë, por janë të ndarë sa i përket kohës kur dhe ndikimit të mundshëm në standardet e jetesës.

Që nga viti 2019, politikanët grenlandezë kanë thënë vazhdimisht se janë të interesuar për forcimin e bashkëpunimit dhe të tregtisë me Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, Aaja Chemnitz, anëtare grenlandeze e Parlamentit danez, ka thënë se ideja për marrjen e kontrollit nga SHBA-ja, duhet të refuzohet me vendosmëri.

“Nuk dua të jem një gur shahu në ëndrrat e nxehta të Trumpit për ta zgjeruar perandorinë e tij duke përfshirë edhe vendin tonë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Çka thotë Danimarka?

Oferta e Trumpit në vitin 2019 për ta blerë ishullin, është refuzuar me vendosmëri nga Danimarka – aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara – dhe është cilësuar si “absurde” nga kryeministrja Mette Frederiksen.

Kur u pyet për interesin e ripërtërirë të Trumpit të martën, Frederiksen tha: “Ne kemi nevojë për bashkëpunim shumë të ngushtë me amerikanët”.

“Nga ana tjetër, do të doja t’i inkurajoja të gjithë që ta respektojnë faktin se grenlandezët janë një popull, është vendi i tyre dhe vetëm Grenlanda mund ta përcaktojë dhe definojë të ardhmen e Grenlandës”, tha kryeministrja daneze./REL



Ju sugjerojmë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti
Bota

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

8 Korrik, 2025 7:34 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

A mundet Donald Trump që të fitojë Çmimin Nobel të Paqes?

8 Korrik, 2025 7:29 pm
Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare
Bota

Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

8 Korrik, 2025 7:27 pm
Para
Marsida Xhaferllari dorëhiqet nga trupa gjykuese për Berishën dhe dhëndrin e tij

Marsida Xhaferllari dorëhiqet nga trupa gjykuese për Berishën dhe dhëndrin e tij

Zjarret në Los Anxhelos, shkatërrime me përmasa historike

Zjarret në Los Anxhelos, shkatërrime me përmasa historike

“Shkrijnë akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja shfaqen të buzëqeshur në funeralin e Jimmy Carter

"Shkrijnë akujt" mes Obamës dhe Trump, dyshja shfaqen të buzëqeshur në funeralin e Jimmy Carter
















TE FUNDIT

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
8 Korrik, 2025

Elon Musk ka shkaktuar një stuhi të re reagimesh pas një postimi të ashpër dhe kontrovers në platformën X, ku...

Lexo më shumë

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
8 Korrik, 2025

Vazhdon zjarri në fshatin Dukat të Vlorës. Prej katër ditësh zjarri i cili ka përfshirë zonën e malit mbi fshatin...

Lexo më shumë

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
8 Korrik, 2025

Të gjitha provat deri më tani zbulojnë se futbollisti portugez Diogo Jota ishte në timon kur makina e tij u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com