Aktualitet

Greva e kontrollorëve në aeroport, Peleshi: FA rrit vigjilencën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:02 - 07/04/21 |
Opi Nion

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka reaguar lidhur me grevën e kontrollorëve në aeroportin “Nënë  Tereza”  në Rinas.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi publikon një video të marrjes në ruajtje të aeroportit nga ana e ushtrisë.

Ministri thotë se për shkak të situatës së krijuar në Rinas, është rritur vigjilenca për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë.

Postimi i Niko Peleshit:

Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha./ Opinion.al

Pas