Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka reaguar lidhur me grevën e kontrollorëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi publikon një video të marrjes në ruajtje të aeroportit nga ana e ushtrisë.
Ministri thotë se për shkak të situatës së krijuar në Rinas, është rritur vigjilenca për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë.
Postimi i Niko Peleshit:
Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha./ Opinion.al