Një sherr mes disa personave në orët e para të mëngjesit të së hënës, në ishullin grek Mykonos, ka përfunduar me një 27-vjeçar shqiptar të vrarë. Sipas mediave greke i riu shqiptar ka ndërruar jetë pasi ka marrë një goditje në zemër,, e cila rezultoi fatale.
Sipas Protothema, një grup shqiptarësh, për arsye ende të panjohura, u përfshinë në një konflikt, dhe njëri prej tyre sulmoi 27-vjeçari me profesion ndërtues dhe me një thikë në gjoks “i mori” jetën.
Policia e Mykonos në bashkëpunim me Rojet Bregdetare të ishullit, “skanuan” të gjitha pikat dhe kamerat dhe arrestuan 3 persona. Gjithashtu, autoritetet arritën të gjenin një djalë të ri që thuhet se është i dyshuari kryesor për këtë ngjarje.
I dyshuari u dërgua në zyrat e Nën-Drejtorisë së Sigurisë të Atikës Verilindore, ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë motivin e masakrës së egër. Sipas informacionit paraprak incidenti përgjakshëm dyshohet se ka ndodhur dyshohet për mosmarrëveshje financiare.
Ndërtuesi shqiptar 27-vjeçar, që humbi jetën duke u goditur me një thikë në zemër, kishte qenë në ishull ilegalisht që nga shkurti, dhe ishte pa dokumente./Opinion.al