Një 41-vjeçarë shqiptar është gjetur i pajetë këtë të enjte zonën e Rafinë, në Greqi.
Policia dyshon se viktima është qëlluar me armë zjarri.
Sipas mediave greke, mësohet se 41-vjeçari pasi është qëlluar, telefonoi gruan e tij dhe i tha asaj se emrin e autorit.
Kjo e fundit ka lajmëruar uniformat blu për ngjarjen, duke mobilizuar kështu forcat për kërkimin jo vetëm të autorit por dhe të burrit të saj.
Pas rreth 18 orësh, 41-vjeçari u gjet por si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.
Sipas informacione, shqiptari rezulton me precendentë penale, dhe i njohur për autoritetet për përfshirje në trafik droge.
Ende nuk ka një emër të viktimës, por as të autorit i cili është i shpallur në kërkim.