Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën detare midis Rodosit dhe Turqisë. Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte intensiv por nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm për dëme materiale.
Menjëherë pas lëkundjeve, Departamenti i Zjarrfikësve të ishullit kreu kontrolle në pjesë të ndryshme të qytetit.
Lëkundjet ishin shumë të forta dhe banorët dhe turistët e ishullit u tmerruan dhe lanë hotelet ku po qëndronin.