Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pas denoncimit të bërë nga gruaja e tij për dhunë në familje.
Sipas mediave greke, pasditen e së hënës, shqiptari kërcënoi me hanxhar gruan dhe vajzën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Kretë. Sipas denoncimit të gruas, 50-vjeçari e dhunoi verbalisht dhe më pas e kërcënonte atë dhe vajzën e tyre me hanxhar.
Pas kallëzimit në polici, policia ka arrestuar 46 vjeçarin mëngjesin e sotëm në qëndër të Kretës. Në makinën e tij ju gjet hanxhari. 50-vjeçari akuzohet për dhunë në familje.
Hetimi paraprak për incidentin do të kryhen nga Departamenti i Policisë së Kretës./Opinion.al