Rajoni

Greqi/Identifikohet përdhunuesi me tatuazh, u largua drejt Shqipërisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:28 - 29/10/22 |
Opi Nion

Është identifikuar “përdhunuesi me tatuazh”, pas video-dokumentarit të shfaqur në mediat greke.

Sipas informacioneve të ERT, bëhet fjalë për një të huaj, 45 vjeç, i divorcuar, i cili jetonte me nënën e tij. Ai është arratisur në Shqipëri dhe pritet të lëshohet një urdhër-arresti ndërkombëtar, në mënyrë që të arrestohet nga autoritetet shqiptare dhe të ekstradohet drejt vendit tonë.

Kërkimet policore në Paleo Faliro u kryen intensive për të identifikuar burrin, që u akuzua nga një 34-vjeçare për abuzim seksual në një stacion autobusi. Sulm seksual në të njëjtën zonë u raportua nga një grua tjetër 24-vjeçare.

Sipas informacioneve, 24-vjeçarja ka dhënë të njëjtin përshkrim për autorin si dhe 34-vjeçarja e cila ka denoncuar se është dhunuar 3 orë më vonë, në të njëjtën zonë nga një person i panjohur.

Ai flet mirë greqisht, është me gjatësi mesatare, me flokë të shkurtër dhe i ka vënë re edhe tatuazhin karakteristik në krahun e djathtë.

Raportohet se 24-vjeçarja tha se agresori kishte veshur një xhup dhe këpucë të bardha, ndërsa 34-vjeçarja foli për rroba të errëta dhe atlete të zeza. Autoritetet vlerësojnë se në 3 orët që kanë kaluar, nga sulmi i parë në atë të dytë, autori mund të ketë ndryshuar maskimin për të mos u njohur.

Video-dokumentari

Videoja e transmetuar nga Alpha tregon rrugën e burrit për në Paleo Faliro. Sipas përshkrimit, një vajzë ndalon në një semafor në Avenue Amfithea. Përdhunuesi futet në makinën e saj, pasi ajo nuk e kishte mbyllur makinën. Vajza në fillim kapet nga paniku, ndërsa burri përpiqet ta çojë në një vend të largët.

Vajza, megjithatë, vendos dorën në borinë e makinës dhe e çon makinën e saj në një trotuar aty pranë, ku pikërisht përballë ka një dyqan. Sapo ndalon makinën e saj, ajo del nga automjeti dhe fillon të thërrasë për ndihmë. Edhe autori zbret nga makina dhe nis të vrapojë drejt rrugës së Amfiteas për t’u zhdukur. Megjithatë, kamerat e sigurisë nga kafeteria e kanë regjistruar atë.

Pasi zhduket nga Avenue Amfitheas, ai gjen 34-vjeçaren pothuajse një orë më vonë dhe e përdhunon.

Si u përdhunua 34-vjeçarja

Tronditës ka qenë përshkrimi i 34-vjeçares për përdhunimin e saj nga i panjohuri me tatuazh teksa priste në një stacion autobusi në Paleo Faliro.

“Isha në stacionin e autobusit në pritje për të shkuar në punë. Ai erdhi me thikë” përshkruan për Open TV gruaja 34-vjeçare që akuzoi se ishte viktimë e përdhunimit ndërsa priste në një stacion autobusi ne Paleo Faliro.

34-vjeçarja raportoi gjithashtu se ky burrë e tërhoqi në një park aty pranë, i cili ishte bosh dhe e përdhunoi. Siç theksoi ajo e shihte për herë të parë në jetën e saj.

“Më la të shkoja, shkova normalisht në punë dhe aty i thirra policinë”, shtoi 34-vjeçarja që tha se ishte kërcënuar që nëse do të fliste burri do ta vriste./Opinion.al

Pas