Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se trupi i pajetë i një burri është gjetur në një fushë në zonën e komunës Kantanos Selinos, ndërsa dyshohet se viktima është shqiptar.
Po ashtu bëhet me dije se burri rreth 35-vjeç kishte të prera në fyt, që dyshohet se janë bërë nga një sharrë elektrike me motorr.
Sakaq, autoritetet greke po hetojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë./Opinion.al