Aktualitet

Përfaqësuesit e opozitës në Presidencë, diskutime për datën e zgjedhjeve vendore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:20 - 04/10/22 |
Opi Nion

Ka nisur në Presidencë takimi i Presidentit Bajram Begaj me përfaqësuesit e opozitës.

Të pranishëm në takimin e sotëm janë Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Në  fokus të bisedës do të jetë data e zgjedhjeve vendore.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, presidenti Begaj zhvilloi takim me deputetin e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ndërkohë, ditën e nesërme, në orën 18:00 Begaj do të takohet me Enkeljd Alibeajn, ndërsa të enjten në orën 09:00 do të zhvillojë një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla./Opinion.al

Pas