Një 52-vjeçar shqiptar I akuzuar për tentantivë vrasje, është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos në Greqi.
Shqiptari akuzohet se ka tentuar të djegë ish-bashkëshorten e tij duke i hedhur benzinë, teksa ishte duke dalë nga makina me djalin e tyre 17-vjeçar.
Ngjarja sipas mediave greke raportohet të ketë ndodhur në vitin 2022.
Reagimi i djalit ka frenuar shqiptarin, ndërsa nëna ka mundur të largohet dhe të shkojë në polici.
52-vjeçari në dëshminë e tij ka pretenduar se nuk kishte ndërmend që t’i vinte flakën ish-gruas, por kjo e fundit ka thënë se i është afruar teksa mbante kapuç dhe doreza si edhe dy çakmakë në duar.