Tre shqiptarë janë arrestuar në Greqi me kokainë dhe fishekzjarre, të cilat janë të ndaluara në shtetin fqinj.
Në rastin e parë, dy shqiptarë u arrestuan në ishullin Rodos, pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme kokaine. Ata janë të moshave 28 dhe 23 vjeç.
Në rastin e dytë, bëhet fjalë për një shqiptar të kapur në Lutraki, i cili në shtëpi fshihte 217 fishekzjarrë kontrabandë.