Rajoni

Greqi/ 75 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:18 - 01/12/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Greqi raportojnë për 75 të vdekur vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19.

Po ashtu, në shtetin fqinj janë konfirmuar  6196 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë, shqetësues është edhe numri i pacientëve që ndodhen në intubim. Mësohet se në të gjithë spitalet greke ndodhen 690 pacientë që marrin oksigjen nëpërmjet aparaturave dhe se rreziku për ta është tepër i madh.

Sot qeveria greke vendosi për vaksinimin me detyrim për dozën e tretë të të gjithë personave mbi 60 vjeç nisur nga situata problematike e krijuar në vend për shkak të pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Greqi  ka arritur në 945, 095 raste, ndërsa 18, 234 qytetarë kanë humbur jetën./Opinion.al

Pas