Rajoni

Greqi/ 51 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 09/05/21 |
Opi Nion

Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 1,428  raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 362,004.

Gjatë këtij harku kohor, në Greqi 51 qytetarë humbën betejën me virusin. Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar në shtetin grek gjithsej 11,029 vdekje. 95.2% kishin sëmundje shoqëruese.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 728. Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç./ Opinion.al

Pas