Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 1,428 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 362,004.
Gjatë këtij harku kohor, në Greqi 51 qytetarë humbën betejën me virusin. Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar në shtetin grek gjithsej 11,029 vdekje. 95.2% kishin sëmundje shoqëruese.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 728. Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç./ Opinion.al