Një në pesë gra muslimane në Britani të Madhe nuk ndihen të sigurta, flasin të dhënat nga studimi i zbatuar nga grupi monitorues i incidenteve antimuslimane “Tell MAMA” me seli në Londër.
Në raportin vjetor për vitin 2015 janë të përfshira të dhënat nga raportimet që janë bërë në organizatën në fjalë ose për rastet që janë denoncuar në polici.
“Kemi doumentuar 437 krime ose incidente mbi muslimanët të karakterizuara si ‘offline’ që nënkupton të kenë ndodhur mes sulmuesit dhe viktimës ose pronës”, thuhet në raport.
“437 incidentet e regjistruara, shënojnë një rritje prej 200 përqind krahasuar me raportin paraprak”, qëndron më tej në raport.
Grupi i themeluar në vitin 2012 ka nënvizuar se gjetjet e këtij studimi flasin se gratë muslimane ishin të prekura në mënyrë disproporcionale nga ky lloj i krimit i bazuar në urrejtje.
Urrejtja anti-muslimane është në mënyrë të qartë edhe çështje gjinore, thuhet në raport./ AA