Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Granoff:Në Shqipëri 300 milionë dollarë investime në 30 vite, projektet më të rëndësishme

2022/10/24 at 11:08 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Michael Granoff ka qenë këtë të hënë në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu.


Në rrëfimin e tij, Granoff ka treguar se vizitën e parë në Shqipëri e ka patur që në vitin 1995, kohë kur Fondi Shqiptaro-Amerikan i zhvillimit u krijua nga Presidenti Klinton.

Granoff tha ndër të tjera, se vlera e investimeve të tyre në Shqipëri në thuajse 30 vite është 300 milion dollarë.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Si u përfshitë në Shqipëri në atë kohë, në 1995?

G: Në fund të komunizmit, Shtetet e Bashkuara mendonin se si mund të ndihmojnë vendet lindore post komuniste që të zhvillojnë sektorin e ekonomisë private dhe vendosen se gjëja më e mirë që mund të bënin ishte ti ndihmonin këto shtete të zhvillonin ekonominë e tyre. Shtetet e Bashkuara zhvilluan fondet e kapitalit privat në shumë prej atyre shteteve por u përpoqën që ta bënin në mënyra të ndryshme. Ranë dakord se Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të emëronte bordet e këtyre fondeve.

B: Ka qenë Bill Clinton-i në atë kohë?

G: Bill Clinton-i.

B: Apo George Bush-i?

G: Në rastin tim ka qenë Bill Clinton-i. Fondi i parë u krijua në Poloni nga President i Bush i parë. Fondi shqiptar u krijua nga Presidenti Clinton.

B: Ka qenë diku te 30 milion dollarë?

G: 30 milion dollarë. Fiks.

B: Udhëhiqej nga Domenick Scaglione.

G: Domenick ishte kryetari i parë. Ideja ishte se ne do te kishim liri totale për tu përpjekur të investojmë në gjëra të ndryshme, të përpiqemi të investojmë në zhvillimin e sektorit privat, për sa kohë që ne zbatonim rregullore të caktuara.

B: Ju punonit si një ndërmarrje private dhe përpiqet të zhvillonit bizneset dhe ekonominë e këtij vendi.

G: Arsyeja ishte sepse ne mendonin se një prej gjërave më të rëndësishme që mund të bënim ishte të vërtetonim se mund të jeni të suksesshëm ekonomikisht këtu në një mënyrë të sinqertë dhe transparente. Nëse mund të tregonin që në një mënyrë, kapitalizmi mund të funksionojë në Shqipëri, ai model do të jetë ndoshta më i fuqishëm për të ndihmuar Shqipërinë në zhvillimin e ekonomisë së saj, në vend që të jepnim para në mënyrë të drejtpërdrejt.

B: Po, absolutisht. Ju filluat me fonde federale prej 30 milion dollarësh nga Shtetet e Bashkuara.

G: 30 milion dollarë.

B: 30 milion dollarë. Sa para janë në gjendje tani?

G: Nëse mblidhni gjithçka që kemi bërë ndër vite, shkon diku te 300 milion dollarë.

B: 300 milion dollarë?

G: 300 milion dollarë.

B: Në 30 vite.

G: Dhe përpara pak vitesh i kthyem gjysmën e 30 milionave fillestare Shteteve të Bashkuara.

B: Pra, ju duhet të merreni edhe gjysmën tjetër?

G: Pakti që u arrit për të gjitha këto fondet ishte se do të kthenin pas gjysmën e grandit fillestar, në rastin tonë 15 milion dollarë. Më pas dakordësuam se do të mbanim gjysmën e mbetur plus fitimet e ndryshme dhe do të krijonim një fondacion i cili do të jetë i përhershëm në vend që të përpiqemi të promovojmë ato objektive zhvillimore të sektorit privat që Fondi përpiqej të promovonte.

B: Nëse do isha një qytetar i thjesht i cili do ju pyeste se cilat janë projektet më të rëndësishme me të cilat është përfshirë Fondi Shqiptaro-Amerikan, çfarë do më thoshit?

G: Nëse do të ishit një qytetar shqiptar, do e kishit të vështirë të mos prekeshit nga ajo që ne kemi bërë. Nëse shkoni në aeroport, do të shikonit se ne kemi ndihmuar në ndërtimin e aeroportit Nënë Tereza, nëse shkoni në bankë dhe shkoni te bankomati me një kartë…

B: Jeni ende pjesë e aeroportit?

G: Jo. Ne thuajse jemi te vetëm pjesa ku japim para. Gjatë kohës së Fondit, nëse do të shkonit në aeroport, ne ndihmuan në ndërtimin e aeroportit, nëse keni kartë bankomati, banka jonë e revolucionarizojë sektorin bankar. Sot, nëse keni kartë identiteti apo pasaportë, kompani që ne krijuam prodhon këto karta identiteti dhe pasaporta.

B: Jeni të pranishëm të gjitha këto kompani?

G: Ne i nisëm ato.

B: Ju i nisët këto kompani. Një prej diskutimeve në fund gushti, fillim shtatori ka qenë pjesëmarrja juaj në projektin e menaxhimit të Butrintit. Pse doni të merrni pjesë në projektin e Butrintit dhe cila është filozofia juaj për këto punë?

G: Është e rëndësishme të bëjmë dallimin midis punës së Fondit, i cili përpiqej të investonte në kompani fitimprurëse dhe çfarë bëmë me fitimet. 100% e fitimeve të Fondit shkuan te ky Fondacion. E gjithë puna e Fondacionit është të jap parë. Vetëm me këtë merremi. Me filantropi dhe filantropi të qëndrueshme. Një prej katër fushave të punës të fondacionit është trashëgimia kulturore./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
Bota

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

4 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën

4 Dhjetor, 2025 6:33 pm
Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?
Bota

Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?

4 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
Aktualitet

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

4 Dhjetor, 2025 6:29 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin: Do të marrim kontrollin e Donbasit me forcë nëse Ukraina nuk tërhiqet

4 Dhjetor, 2025 5:18 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Para

Kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan tregon projektin e Butrintit: Nuk do ta menaxhojmë ne

Horoskopi, 2 korrik 2019

Horoskopi, 25 tetor 2022

Parashikimi i motit, 22 shtator 2022

Parashikimi i motit, 25 tetor 2022
















TE FUNDIT

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
4 Dhjetor, 2025

Një qytetar ka kritikuar Sali Berishën gjatë takimit në Mirditë se duhen protesta të mëdha dhe jo paradë mode. Ai tha se...

Lexo më shumë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
4 Dhjetor, 2025

Ndahet nga jeta 15-vjeçari Erion Boba që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor. I...

Lexo më shumë

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
4 Dhjetor, 2025

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Komitetin Mbikëqyrës publikuan të mërkurën foto dhe video nga një ishull privat në Karaibe...

Lexo më shumë

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
4 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur foltore me qytetarët në Mirditë. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com