Granit Xhaka, i cili prej pak kohësh është caktua kapiten i skuadrës së Arsenalit, nuk po kalon momente të mira, pasi kjo zgjedhje nga ana e trajnerit Emery nuk është pritur mirë nga tifozët.
Por, përveç kësaj, lojtari me origjinë shqiptare nuk po jep performancë të mirë në fushë duke bërë që Arsenali të regjistroi disa rezultate negative. Kulmi i përplasjes mes tifozëve me kapitenin e tyre ka ndodhur në barazimin 2-2 të së dielës me skuadrën e Crystal Palace.
Në minutën e 60 Xhaka u zëvendësua, por në momentin që po linte fushën, tifozët nisën ta fyenin atë. Pas gjesteve të bëra nga tifozët, Xhaka nuk ka duruar dhe ka reaguar ndaj tyre, ndërsa më pas ka hequr bluzën dhe është larguar menjëherë në dhomat e zhveshjes.
Për këtë veprim foli dhe trajneri i cili u shpreh; “Ai ka gabuar, por do të flasim brenda për atë situatë. Dua të jem i qetë, por ai vërtet gaboi me atë veprim.”/ Opinion.al